Restaurohet një kishë 1.800 vjeçare në Turqinë juglindore

23:42 | 9 Maj 2021
Trina Galanxhi

Një kishë antike e epokës romake në Turqinë juglindore është duke u restauruar për të mirëpritur edhe një herë vizitorët, raporton Anadolu Agency (AA).

Kisha e Shën Gjergjit 1,800 vjeçare në provincën Diyarbakir shërbeu si një galeri arti pasi u restaurua për herë të parë në vitin 2008.

Për shkak të nevojës për mirëmbajtje, puna e restaurimit filloi nga Bashkia Metropolitane Diyarbakir, 90 për qind e të cilës ka përfunduar deri tani.

Kreu i Departamentit të Planifikimit Urban të bashkisë Diyarbakir, Mehmet Karaaslan, tha se kisha është një aset kulturor që daton që nga epoka romake

Karaaslan për AA tha se është një nga ndërtesat më të rëndësishme historike në rajonin Ickale të qytetit.

“Ne pastruam barin nga çatia e kishës dhe ndaluam rrjedhjet e ujit. Riparuam dyshemenë dhe sistemin elektrik”, tha Karaaslan, duke shtuar se është instaluar edhe ndriçimi për fasadën.

Duke theksuar se shpresojnë ta bëjnë provincën Diyarbakir një qendër turistike, ai shtoi: “Ne planifikojmë të kryejmë të gjitha restaurimet në qytet gjatë mandatit tonë dhe t’i kalojmë këto thesare historike brezave të ardhshëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme