Një figurinë prej bronzi e një demi që besohet të jetë së paku 2,500 vjet e vjetër është zbuluar në Greqi pas një shiu të madh pranë zonës antike të Olimpisë.
Shenjat e djegies në statujë sugjerojnë se mund të ketë qenë një nga mijëra oferta për perëndinë greke Zeus, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Zbulimi i figurës së vogël dhe të paprekur u bë nga arkeologët pranë një tempulli, tha ministria e kulturës në Greqi.
Statuja e vogël ka rënë në sy nga arkeologët pasi brirët kishin dalë në sipërfaqe të tokës pas një rrebeshi shiu.
Testimi fillestar ka treguar se idhulli i demit, i cili u gjet muajin e kaluar, daton nga periudha gjeometrike – rreth 1050BC në 700BC – e artit grek, tha ministria e kulturës të premten.
Kafshë të tilla si dema dhe kuaj besohet se janë adhuruar gjatë asaj periudhe për shkak të rëndësisë së tyre për mbijetesën njerëzore./arbresh.info/
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani