Lidhja Antifashiste e Kroacisë paraqiti një padi penale në zyrën e prokurorit të shtetit të premten, duke akuzuar regjisorin Jakov Sedlar “për nxitje publike për dhunë dhe urrejtje”. Lidhja pohoi se Sedlar përdori filmin e tij “Jasenovac – E Vërteta”, i cili fokusohet në kampin kroat fashist të përqendrimit të kohës së Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac, për të synuar pakicat etnike dhe fetare të vendit, sidomos serbët.
Filmi pati premierën e tij në Zagreb në prill ku mori pjesë edhe ministri kontroversial i kulturës Zlatko Hasanbegoviç dhe shkaktoi reagime negative nga hebrenjtë kroatë.
Ambasadorja e Izraelit në Kroaci, Zina Kalay Kleitman, shkroi në një letër të hapur se filmi “përpiqet të rishikojë faktet historike dhe fyen ndjenjat e njerëzve që kanë humbur të dashurit e tyre në Jasenovac”.
Sipas listës në vendin e memorialit në Jasenovac, gjatë kohës që vendi qeverisej nga shteti kukull nazist Shteti i Pavarur i Kroacisë, NDH, njësitë fashiste ustashe kroate vranë 83,145 njerëz në kampin midis vitit 1941 dhe 1945. Shumica e viktimave ishin serbë, romë dhe hebrenj.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...