Ish-lideri i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia, thotë se Enver Hoxha ishte përgatitur që t’i dërgonte forcat shqiptare në territorin jugosllav, nëse pas demonstratave të vitit 1981 serbët do të bënin masakra mbi shqiptarët.
Ai në një bisedë me Adriatik Kelmendin, të përfshirë në librin e ri “Rrëfime të përpjekjes”, nënvizon se Tirana zyrtare kishte një program të parashikuar në hollësi për këtë cështje.
“Ajo do të mbronte kufijtë e veta, në qoftë se Serbët do të vinin në kufirin, në qoftë se do të sulmonin shqiptarët. Por nëse këtu do bëhej masakër, parashikohej që ne të futeshim në territorin jugosllav d.m.th në territorin e Kosovës. Që t’i vinim në ndihmë, në qoftë se Kosova do ngrinte krye. Në qoftë se do bëheshin masakrat, do hynim menjëherë. Kishte një program të parashikuar për çdo gjë”, është shprehur Alia.
Ai ka theksuar se Shqipëria do të mbronte territorin e saj, por edhe shqiptarët e Kosovës.
“Në ’81, kur u bën demonstratat këtu në Prishtinë, Partia e Punës dhe Enver Hoxha u preokupuan, sepse mund të ndodhnin gjëra të paparashikuara. Këtyre gjërave të paparashikuara ne duhet t’u përgjigjeshim sipas situatave që krijoheshin, në qoftë se Kosova do t’i nënshtrohej një gjenocidi nga ana e ushtrisë serbe. Shqipëria po merrte dhe mori masa, plane të përpunuara, se si duhej t’i vinte në ndihmë Kosovës”, ka theksuar ish-Presidenti i Shqipërisë.
Ramiz Alia ishte pasardhës i Enver Hoxhës në krye të Shqipërisë dhe intervista është realizuar në vitin 2006, herën e parë që ai po vizitonte Kosovën, pas Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të KTV-së dhe emisionit “Rubikon”.
Libri “Rrëfime të përpjekjes” është publikim i Botimeve “Koha”.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre