Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim Këshillin nismëtar për themelin e teatrit të qytetit në Rahovec, me të cilët ka biseduar për përkrahjen institucionale dhe për hapat të cilët duhet merren për themelimin e teatrit.
Pjesë e këshillit janë: Shpejtim Kastrati, aktor; Valmira Hoti, aktore; Halil Selmanaj, skenarist/regjisor; Florent Pista, piktor; Naser Dula, profesor i muzikës; Agron Sokoli, aktor; Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, si dhe Ervin Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Sport dhe Rini, thuhet në një njoftim.
“besoj në gjithë anëtarët e këshillit që shumë shpejtë ky teatër të jetë funksional, kurse përkrahja në këtë pikë nuk do të mungojë”, ka thënë Latifi. /Telegrafi/
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...