Ndërtimi i një qyteti në mes të shkretëtirës dikur bëhej nga njerëz të cilët nuk kishin zgjedhje tjetër dhe vendosnin të jetonin në vende klimatikisht të vështira. Ndërsa sot shumë gjëra kanë ndryshuar dhe në këto vende janë ngritur edhe qytete superluksoze. Nga vendbanimet e vogla të ndërtuara rreth oazave, deri te metropolet që kanë ngritur mbi rërë disa nga rrokaqiejt më të lartë në botë. Po rendisim më poshtë 10 qytetet më të bukura të ndërtuar në shkretëtirë.
Huacachina, Peru
Ky fshat peruan, që ndodhet rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit Lima, është ndërtuar rreth një oaze në rërën e shkretëtirës. Në të jetojnë rreth njëqind banorë, por destinacioni është bërë popullor sepse ofron mundësinë e ushtrimit të disa sporteve, si p.sh. sandboarding, ose rrëshqitja në duna.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Është e vështirë të përshkruhet qyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe me vetëm disa fjalë. I famshëm në të gjithë botën për ndërtesat e tij moderne dhe ekstravagante, për dyqanet e tij luksoze dhe për mijëra rekordet e tij. Dubai është ndërtuar me shkretëtirën nga njëra anë dhe detin nga ana tjetër.
Ghadames, Libi
Është një qytet oazë në Libinë perëndimore, i vendosur afër kufirit me Algjerinë dhe Tunizinë, rreth 550 km në jugperëndim të Tripolit. Sipas vlerësimeve të vitit 2003, ai strehon rreth 16.000 banorë. Në kohën romake ishte një kamp i fortifikuar i qytetit, ndërsa në shekullin e VII u mor nga arabët dhe u konvertua në fenë islame. Ka qenë pjesë e Libisë që nga viti 1956.
Haid Al-Jazil, Jemen
I balancuar mbi një gur të madh me pamje nga lugina Wadi Dawan, në mes të shkretëtirës së Jemenit, ky qytet i vogël i ngjan një ishulli që del nga shkretëtira. Fatkeqësisht, është bërë i njohur për një sërë ngjarjesh terroriste lidhur me Al-Kaedën. Qyteti përbëhet kryesisht nga shtëpi me tulla balte që i përshtaten mjedisit natyror përreth.
Ouarzazate, Marok
I vendosur në udhëkryqin e luginave Draa, Dadès dhe Zis, qyteti është porta për në shkretëtirën Ouarzazate. Bukuria e saj dhe sharmi i natyrës që e rrethon e kanë bërë atë vendin ideal për xhirimet e filmave të suksesshëm, duke përfshirë “Gladiatorin” dhe “Jezusi i Nazaretit”.
Almeria, shkretëtira Tobernas, Spanjë
Natyra e egër dhe pamja e Perëndimit të Vjetër e transformuan vendndodhjen në vendin e përsosur të një seti filmash. Vendi ndodhet rreth dy orë larg nga Malaga, në Spanjën Jugore.
Las Vegas, Nevada, SHBA
Qyteti i kazinove, i ekstravagancave, i një mijë dritave shumëngjyrëshe, ngrihet në mes të shkretëtirës Mojave, në Nevada. Qyteti është një destinacion i famshëm për kazinotë e tij të hapura 24 orë në ditë dhe të rreshtuara përgjatë “The Strip”, rrugës kryesore dhe pikës qendrore të qytetit.
Palm Springs, Kaliforni SHBA
Qyteti ndodhet në shkretëtirën Sonoran në Kaliforninë jugore. Është një vend i njohur pushimesh, i frekuentuar shumë nga të famshmit, të cilët e vlerësojnë atë për llixhat, fushat e golfit dhe qendrat e mirëqenies. Lugina përreth Coachella ofron mundësinë e ecjes në natyrën magjepsëse.
Coober Pedy, Australi
Ky qytet i famshëm nëntokësor ndodhet në Australinë Jugore, në shkretëtirën rreth 850 kilometra nga Adelaide. Këtu jetojnë rreth 1600 banorë të cilët, për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta të ditës dhe të ftohtit të natës, kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në një thellësi që varion nga 8 deri në 22 metra. Shtëpitë lidhen me një rrjet tunelesh që dikur ishin miniera të lashta. Qyteti është një nga vendet më të mëdha të minierave të opalit në botë.
Jaisalmer, Indi
Jaisalmer ndodhet në Indinë veriperëndimore, në zemër të shkretëtirës Thar. E themeluar pas vitit 1000, ajo u bë shpejt qendra politike e një shteti shumë të fuqishëm. Në të ruhet ende një kështjellë, një mur i vjetër dhe disa tempuj. Njihet si “Qyteti i artë” prej ngjyrave karakteristike të gurëve me të cilën janë ngritur ndërtesat.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...