Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për mbështetjen e projekteve filmike për vitin 2016.
Në një njoftim të QKK-së, thuhet se këtë vit hapet konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik, dokumentar dhe animacion, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit te gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.
Sipas QKK-së, risi për vitin 2016 është aplikimi online i cili do të realizohet për herë të parë dhe do të jetë i gatshëm gjatë javës së ardhshme.
“Gjithashtu sipas rregullores së re, në këtë konkurs mund të aplikohet edhe për postproduksion”, thuhet në njoftim.
Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 10 korrik 2016.
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri