Pesë studentë nga Kosova do të kenë mundësinë të përcjellin festivalin më të madh të Evropës Juglindore, ku do të jenë pjesë e një programi special në Festivalin e Filmit të Sarajevës (SFF).
Ata gjatë qëndrimit të tyre do të shikojnë filma, do të përcjellin ligjërata dhe do të shkëmbejnë kontaktet dhe idetë me kolegët nga rajoni, njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).
Qëndrimi i studentëve mundësohet pas nënshkrimit të marrëveshjes mes QKK dhe Sarajevo Film Festival-it, marrëveshje kjo që u finalizua në Kanë nga drejtori i festivalit të Sarajevës Mirsad Purivatra dhe drejtori i QKK-së Arben Zharku. Ajo hyn në funksion këtë vit, që do të thotë se vit studentët Kosovar do të vizitojnë SFF për pesë ditë në gusht 2015.
“Me këtë bashkëpunim ne po e çojmë përpara vendosmërinë tonë që me anë të kësaj platforme t’i përkrahim talentet e Kosovës, vendi që tanimë e ka dëshmuar veten si pjesë e rëndësishme e rajonit. Ekipi im dhe unë besojmë fuqishëm që kontaktet dhe lidhjet e krijuara në Sarajevë do të hapin mundësi të reja bashkëpunimi për filmbërësit e rinj dhe në këtë mënyrë ta fuqizojmë kinematografinë kosovare e sidomos rrugëtimin e filmave nëpër festivalet e filmit në Evropë”, tha Purivatra me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me QKK.
Zharku vlerësoi se “platforma e mrekullueshme që e ofron Sarajevo Film Festival është një derë e hapur për artistët kosovarë që të takohen me artistët nga rajoni e më larg dhe gjithashtu një mundësi shumë e mirë që të jenë pjesë e ligjëratave të mrekullueshme që gjithmonë i sjell SFF”.
E themeluar në vitin 1995 gjatë rrethimit të Sarajevës në luftën e pavarësisë të Bosnjës, Sarajevo Film Festival është një nga festivalet më të mëdha në Evropë, i cili do ta ketë edicionin e 21-të në gusht 2015 me një gamë të gjerë të filmave të metrazheve të ndryshme nga e gjithë bota që konkurrojnë në disa kategori.
Marrëveshja është mbështetur nga programi “Culture for All – phase III”.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...