Në një mbledhje komemorative për nder të veprës së shkrimtarit dhe poetit Qerim Ujkani, i cili në moshën 78 vjeçare u nda nga jeta. Nga krijues e studiues letrar u tha se vdekja e tij do të lë gjurmë të thella në letërsinë shqiptare.
Qerim Ujkani lindi në vitin 1937 në Pejë ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, pastaj vazhdoi studimet në Beograd në Fakultetin Juridik. Ishte redaktor i emisioneve të letërsisë në Radio Prishtinë dhe gjatë karrierës së tij shkroi mbi 20 vepra letrare.
Flora Brovina në cilësinë e kryetares së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ka thënë se jetës së letrave në Kosovës, po i largohen çdo ditë shkrimtar të mëdhenj si Qerim Ujkani.
“Plejada e shkrimtarëve po zvogëlohet. Qerim Ujkani prej sot nuk do të jetë në mesin tonë dhe plejada e shkrimtarëve të parë po zvogëlohet dhe kjo është një ndjenjë shumë e keqe kur po ndahemi nga i nderuari Qerim Ujkani, i cili mund të krijonte dhe të vepronte edhe një kohë. Megjithatë, ai do të ndodhet në mesin tonë me veprat e veta të cilat frymojnë gjeneratë pas gjenerate”, ka thënë Brovina.
Ndërsa, kritiku letrar Hysni Hoxha, i cili ishte edhe mikë i ngushtë i Ujkanit foli për miqësinë që kishte me të ndjerin Ujkani, duke mos u përmbajtur nga lotët dhe dhimbja që ndjente për humbjen e mikut të tij.
“Ujkani ka qenë miku im besnik. U nda prej nesh fizikisht poeti Qerim Ujkani, shoku dhe miku im besnik, është vështirë të kesh mikë besnik, miku besnik është i afërt si ata familjarët. Miku besnik dhe në kohë të vështira ta zgjatë dorën. Ky ka qenë shoku im, miku im. Kemi punuar 20 vjet në Radio Prishtinë, përpara kemi qenë studentë, para 50 vjetësh në Beograd, kemi qenë gjithmonë shok, gjithmonë të pa ndarë. Një jetë të tërë e kemi kaluar bashkë. Poezia ka qenë trajta e ekzistencës së tij. Gjithmonë kemi biseduar për letërsinë, gjithmonë kemi biseduar për çështjet kombëtare”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa, poeti Agim Vinca vlerësoj lartë veprën e tij, duke thënë se nuk donte të shihte në gjendjen çfarë ishte në ditët e muajt e fundit të jetës Ujkani, pasi që donte ta ruante në kujtesë imazhin e tij ashtu siç e kishte njohur në ditë më të mira të jetës së tij.
Në këtë mbledhje komemorative foli edhe djali i vogël i të ndjerit Ujkani, i cili falënderojë të pranishmit që ishin me familjet e tyre në këto ditë të vështira.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...