Publikohet trajleri i filmit “War Dogs” me aktorët Johan Hill dhe Miles Teller, që bazohet në tragjedinë e ndodhur në Gërdec.
“Hollywood”-i risjell historinë mes aferash dhe me shumë pikëpyetje të abuzimit të pushtetit, pas së cilës u strehuan edhe persona të kërkuar për trafik ndërkombëtar të armëve siç është rasti i Efraim Diverolit,ne formatin e nje komedie-aksion.
Protagonistët në film janë dy të rinj të cilët bëhen tregtarë armësh për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfituar dhe mbyllur kontrata shumë miliona dollarëshe dhe jetuar në jetë të nivelit të lartë, para se gjithçka të shembej.
Ky film i regjisorit të ciklit “Një nate Luanësh”, i përshtatet shumë shpirtit të filmit “Pain & Gain” apo “Ujku i Wall Street”.
Ai vë në lojë me një histori që sigurisht është frustuese për personat që janë pjesë e saj, argëtuese për ata që kanë ambicie jashtë mundësive të tyre dhe e jashtëzakonshme për të gjithë të tjerët.
Pj esa më e çmendur e gjithë kësaj çështje, është se ndryshe nga Hangover, ajo bazohet në një histori të vërtetë. Posteri i filmit është frymëzuar gjithashtu nga ai i filmit “Njeriu me Shenjë”.
Bazuar në një histori të vërtetë “War Dogs” ndjek dy shokë rreth të 20-ve (Hill dhe Teller) që jetojnë në Majemi.
Gjatë luftës së parë në Irak, ata shfrytëzojnë një iniciativë pak të njohur të qeverisë e cila lejon bizneset e vogla të konkurrojnë për kontrata ushtarake të SHBA.
Duke nisur pak e nga pak, ata arrijnë të fitojnë shumë para dhe fillojnë të bëjnë një jetë luksoze. Por të dy arrijnë maksimumin kur fitojnë një kontratë 300 milion dollarë për të furnizuar me armë ushtarët afganë një marrëveshje që i fut ata në biznes me njerëz shumë të dyshimtë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë edhe qeveria e ShBA.
Në skenarin e filmit, do të paraqitet “arroganca e madhe të një të riu i c ili u pasurua shpejt”.
“Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i “Familjes”, siç njihej rëndom tek shqiptarët. Marrëveshja për të cilën ndodhej atje, më pas do ta çonte Diverolin në burg. 2 milionë fishekët që duhet të dërgoheshin në Kabul nga Tirana, duhej më parë të ripaketoheshin për të hequr germat kineze të kutive origjinale. Shqiptarët i kishin këto rezerva municionesh për dekada të tëra, por gjurmët kineze do t’u shkaktonin “çunave” telashe me ligjin. Me njëmijë e një praktika korruptive, u bë e mundur që municionet të transferoheshin në Kabul,” – shkruan gazetari ne hetimin e te cilit bazohet skenari i ketij filmi.
Efraim Diveroli u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...