Vazhdon
Pjesën e katërt mund ta lexoni këtu
Lufta e drejtë që zhvilloi populli ynë, bëri që të ketë edhe përkrahjen dhe mbështetjen ndërkombëtare, duke e sjellë edhe Aleancën Veriatlantike, NATO-n, në Kosovë, për të ndalur hovin e krimeve serbe. Më 12 qershor 1999, forcat paqeruajtëse të NATO-s, me emrin KFOR, afërsisht 40 mijë veta, u pritën në Kosovë si çlirimtarë. Faktori perëndimor, i udhëhequr nga SHBA-ja, u mbështet në terren nga UÇK-ja, e cila e solli lirinë që lindi mbi gjakun e rinisë kosovare. Tentimi për t’i shpëtuar shfarosjes masive dhe masakrave nga egërsirat serbe, ishte qëllimi i themelimit të UÇK-së dhe, sikur të mos ishte kjo ushtri, dhuna, terrori, masakrat dhe krimet serbe do të ishin në përmasa shumë më të mëdha.
NATO, simbol i paqes në botë
Sidomos gjatë luftës gjenecidiale të vitit 1998-1998 Forcat serbe, të ndihmuara edhe nga ekstremistët serbë, që jetonin në këto anë, filluan plaçkitjet dhe vrasjet, që nga fqinjët e vetë shqiptarë, duke vrarë e masakruar, duke djegur shtëpitë e pasuritë e banorëve, ”andaj shqiptarët detyrohen të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, drejt ndonjë vendi më të sigurt.”
Dhe pas atij gjenocidi, shpresa po vinte nga ndërhyrja e miqve të së vërtetës dhe të së drejtës. Kur Aleanca Veriatlantike dhe SHBA-të panë se Serbia nuk do të ndalet dhe popullata civile në Kosovë po përjetonte gjenocidin e rrallë, të ndodhur ndonjëherë, reagimet filluan të bëhen gjithnjë e më të mëdha. Për shkak të rritjes progresive të veprimeve radikale të faktorit shqiptar, i cili siguroi edhe mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, së pari nga SHBA-të dhe Britania e Madhe , nisi hakmarrja serbe ndaj shqiptarëve, e cila vinte edhe si revansh ndaj sulmeve të NATO-s.
Mjerimi pas bombardimeve
Duke parë humbjen e zemrës së tyre siç e quanin Kosovën ata donin që krimin ta mbulonin gjë qe mjerimit i vënin kulmin.Provokimet serbe vinin nga çdo anë e, sidomos, pas bombardimeve të para të NATO-s, banorët maltretoheshin nëpër shtëpitë e tyre. Forcat serbe u thonin atyre: “Ku e keni Amerikën? Pse po e thirrni për të intervenuar”, e fyerje të tjera serbe, sipas “traditës” së tyre. Gjatë gjithë fushatës së bombardimeve, ushtria dhe policia serbe, këta banorë shqiptarë i kishte përdorur “mish për top”, duke i eksponuar gjatë goditjeve nga sulmet e NATO-s. Madje, në shtëpi të tyre ishin vendosur ushtarët dhe policët serbë, duke i detyruar ata që të mos i lëshojnë shtëpitë gjatë gjithë bombardimeve. Pas një lufte të pabarabartë midis UÇK-së dhe forcave serbe, pas masakrave, vrasjeve, djegieve e dhunimeve sistematike edhe mbi gra e fëmijë të pambrojtur shqiptarë, më 12 qershor 1999 Kosova fitoi lirinë dhe përgjithmonë u shporr nga vendi okupatori serbo-sllav.
Çlirimi përfundimtarë-Intervenimi ushtarak i NATO-s
Më parë se që të ndodhte ndërhyrja ushtarake e NATO-s me sulme ajrore mbi caqet serbe, diplomacia euroatlantike bëri përpjekjen e fundit diplomatike për ta zgjidhur konfliktin nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta, me delegacionin shqiptar nga Kosova dhe delegacionin serb, në Konferencën e Rambujesë.
Meqë ishte vërtetuar dhuna,masakrat e gjenocidi si shkas i marrjes së vendimit për ndërhyrje vije pikërisht fillim viti i epokës çlirimtare. Represioni ushtarak serb arriti kulmin me Masakrën e Reçakut, në janar 1999, ku u vranë dhe u futën në gropë të përbashkët dhjeta veta.
Rrethë një milion shqiptarë të Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë e të jetonin në kampe refugjatësh nëpër botë. Policia dhe militarët serbë zgjeronin dhunën, vrasjet dhe djegiet e vendbanimeve, në përmasa të gjëra. Në fshatin Reçak, më 15 janar 1999, kriminelët serbë bënë masakrën makabre mbi popullatën civile, ku u vranë e u masakruan 43 banorë të këtij lokaliteti. Kjo edhe ishte preteksti i Uokerit për t’i bërë thirrje NATO-së që të ndërmarrë masa konkrete ndaj gjakatarit e kriminelit të këtij shekulli. Ky pretekst vjen si reflektim i drejtpërdrejtë i reagimit të NATO-s, pasi që lideri i Misionit Verifikues, Uilliam Uoker kishte thënë se “ky është një krim kundër njerëzimit dhe do të kërkoj nga Tribunali i Hagës që ta hulumtojë këtë vepër shtazarake.”
Liria që duhet të mbrohet
Përfundimisht, mund të thuhet se çlirimi i Kosovës, pa NATO-n me fushatën ajrore të bombardimeve intensive të saj, prej 77 ditësh, do të ishte pothuaj se i pamundur dhe me çmim shumë më të lartë sesa ai që e dhamë për lirinë e Kosovës. Kjo liri përpos gjakut, shkatërrimeve e dhunimeve në vend i ka kushtuar edhe botës e veçanërisht Aleancës paqësore. Andaj kjo liri duhet të mbrohet me çdo kusht jo vetëm nga bota demokratike por edhe nga vet banorët e Kosovës.
Protektorati i arritur pas luftës së Kosovës, në vitin 1999, ushtrohej nga trupat e KFOR-it, të drejtuara nga NATO-ja dhe bazohej në Rezoluten 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Lufta tokësore çlirimtare e UÇK-së dhe intervenimi i shpejtë ajror nga NATO-ja, pa mëdyshje se e determinojë çlirimin përfundimtar dhe lirinë e Kosovës.
Shefki Ukaj, “Krimet Serbe Në Komunen E Lypjanit 1912-1999” Prishtinë 2004, fq. 17
M. Verli, E cituar,fq. 200
Afrim Mustafa, Bardhësitë e atdheut Vepër e cituar, fq. 73
Ibrahim Gashi, E Cituar,fq. 17
Historia e Popullit Shqiptar IV, fq. 375
F U N D
Përgatitit: Ma.Sc. Refik Gërbeshi
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...