Vëllimi i dytë i librit të Bekim Fehmiut “Shkëlqim dhe Tmerr”, është promovuar sot në Prishtinë, ku u tha se është një testament i papërsëritshëm artistik, në të cilin Fehmiu paraqet dashurinë dhe etikën e shqiptarëve.
Me fragmente ngalibri “Shkëlqim dhe Tmerr”, u bë hapja dhe mbyllja e këtij promovimi.
Profesori dhe regjisori, Bekim Lumi tha se ky libër është një mundësi e mirë për ta kuptuar dhe për ta vlerësuar, jo vetëm jetën dhe artin e tij, por gjithashtu edhe rrethanat jetësore të Bekim Fehmiut.
“I vetëdijshëm për pamundësinë e komunikimit të plotë me të dhe me artin e tij, ai tashmë në vitet e fundit të jetës së tij me aftësinë, shkathtësinë, origjinalitetin dhe talentin e një shkrimtari nën titullin “Shkëlqim dhe Tmerr”, si një testament i papërsëritshëmartistik, na i la në dy vëllim edhe jetëshkrimin e tij. Nëse pjesa e parë e këtij libri është saga e fëmijërisë, rinisë së hershme dhe e familjes së tij, pjesa e dytë vjen si një triller marramendës me krejt drejtimet e jetës, me ndërrimet tektonike dhe me shkëlqimin meteoritë të artit të tij. Si i tillë, ai është një mundësi e jashtëzakonshme për me njohtë dhe me e kuptudhe për me e vlerësuar … jo veç jetën dhe artin e tij, por gjithashtu edhe rrethanat të çuditshme jetësore, artistike, kulturore e politike”, tha Lumi.
Drejtori i shtëpisë botuese “Samizdat B92”, Venam Matiç, tha se ky libër e përshkruan shqiptarin duke filluar nga morali e deri tek etika e tij.
“Kjo nuk ka qenë vetëm një biografi, kjo ka qenë një libër për shqiptarët, për shpirtin, për historinë e një populli dhe ky libër është rasti më i mirë që të kemi njohuri, në mënyrë që të dimë më shumë dhe të kemi një pikënisje të mirë. Çdo presje, ? ?do shkronjë ka qenë pjesë e bisedës që ai e ka bërë. Ai ka qenë një artist i pavarur, është dashur që t`i kushtoj vëmendje çdo segmenti. Ai ka investuar gjithçka që ka pasur, emocionale dhe gjithçka tjetër e ka ndarë me publikun. E ka përshkruar shqiptarin, cili është shpirti i tij, cila është dashuria e tij, cili është morali dhe cila është etika e tij”, tha Matiç.
Ky libër ka më shumë se 500 faqe dhe është përkthyer nga Anton Berishaj, kurse korrekturën e librit e ka bërë Bekim Lumi.
Libri në shqip “Shkëlqim dhe Tmerr” – pjesa e dytë, i shkruar nga aktori Bekim Fehmiu është pjesë e bashkëpunimit në mes projektit “Mirëdita, dobar dan!” dhe Shtëpisë Botuese Samizdat B92. Projekti “Mirëdita, dobar dan!” implementohet nga Integra në partneritet me KFOS, Iniciativat Qytetare, Qendra për Politikë dhe forumZFD, dhe mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Ambasada Amerikane në Pris htinë, Ambasada Zvicerane në Prishtinë, Ministria e Kulturës në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...