Njeri vigjilent e i burrëruar para kohe, i guximshëm, i padurueshëm ndaj padrejtësisë, e që besën e kishte virtyt! Kështu e kujtojnë shkrimtarët shqiptarë Miftar Hasanin, që në ditët e sotme është, siç e quajtën, protagonist i këngëve shqiptare. Për të u shkrua një monografi, e cila u promovua sot në bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, autorë të së cilit janë Habib Zogaj e Ahmet Rexhaj.
Monografia “Miftar Hasani 1900-1926 – ribotim me plotësime” mblodhi shkrimtarë e akademikë, të cilët vështirë se gjenin fjalët e duhura për personalitetin i cili duhet të dekorohet me urdhrin Hero Kombëtar.
Me anë të kësaj monografie autoret, siç thanë, janë përpjekur që, përmes dokumenteve të mundshme të siguruara dhe të dëshmitarëve, të ndriçojnë periudhën e Miftar Hasanit.
Të dy autorët janë përpjekur që të paraqesin një vepër mbi trimërinë dhe shkathtësinë e Miftar Hasanit.
Kjo vepër u prit më një respekt të veçantë nga shumë shkrimtarë e pjesëmarrës në promovimin në Bibliotekën Kombëtare.
Shkrimtari Reshat Sahitaj tha se Miftar Hasani do të mbetët shembull për gjeneratat e reja, për të gjitha ato cilësi që kishte.
“Dy autorët e kësaj monografie janë të vetëdijshëm që pa hapjen e arkivave të Beogradit, figura e Miftar Hasanit nuk do të jetë komplete. Por po të priten hapjet e dosjeve do të vdesin dëshmitarët e gjallë Andaj, autorët me kërkimet e tyre, me intervistimet e dëshmitarëve të gjallë, të cilët shumica prej tyre tani kanë vdekur, kanë arritur që të na ndriçojnë një pjesë të legjendës mbi Miftar Hasanin”, tha Sahitaj.
Sipas tij, hapja e arkivave të Beogradit do të zbërthente enigmën mbi numrin e ushtarëve të vrarë nga pushka e Miftar Hasanit, mbi planet misterioze të Ministrisë së Brendshme të Serbisë së asaj kohe e shumë gjera tjera.
Në promovim, pati edhe të tillë që kërkuan nga krerët e shtetit të Kosovës, qe figura e Miftar Hasanit të nderohet më çmimin “hero i kombëtar”.
“Miftar Hasani na mobilizon, na forcon, na pikëllon, na jep shpirt dhe libri i Miftar Hasanit është shndërruar në një fushë magnetike e cila asnjëherë nuk na lë të qetë. Është një kapitull i veçantë dhe edhe Parlamentit të Kosovës edhe Atifete Jahjagës t’i bëjmë thirrje nga këtu që të dekorohet me urdhrin e heroit kombëtar, Ministrisë së Kulturës, që të luhen drama”, tha shkrimtari Ali Geci.
Kurse autorëve të monografisë, vepra, guximi e mendësia e Miftar Hasanit, vazhdon t’u mbetet në kokë.
Hsabib Zogaj tha se Miftar Hasani ka qenë udhërrëfyes për heronjtë e tjerë shqiptar.
Bashkautori Ahmet Rexhaj, tha se përmes kësaj monografie janë munduar që sado pak të ndriçojnë figurën e Miftar Hasanit.
Këtë monografi e mirëpriti familjari i Miftar H asanit, Miftar Hasani Rexhaj i ri, i cili tha se ende nëpër kokë i sillet historia e familjes së tij, e që për këtë ndihet krenar.
Në promovim u vlerësua se kjo monografi duhet edhe të përkthehet në gjuhë të huaja, sidomos në atë angleze. Sipas të pranishmëve, kjo do të kontribuonte në njohjen e asaj periudhe të historisë së shqiptarëve.
Miftar Hasani kujtohet si një djalë i ri në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës. Në vitet e ‘20-a, ai mirret nga ushtria e Aleksandër Karagjorgjeviqit, ku mundohet, maltreto het dhe dënohet me vdekje.
Mbahet mend se ai arriti të vrasë katër ushtarë me grada të ushtrisë së kralit.
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj