Pa prezencën e autorit, i cili mungoi për shkaqe shëndetësore, por në prani të shumë mysafirëve, të martën në Mitrovicë u promovua libri ‘Rruga e përflakur’ i poetit popullor dhe veprimtarit Vesel Bajraktaraj, përmes të cilit janë sjellë poezi kushtuar bashkëveprimtarëve, dëshmorëve e veteranëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Rruga e përflakur” u tha se i dedikohet personaliteteve që vepruan në mënyrë ilegale për çështjen kombëtare dhe çlirimin e Kosovës.
Surpriza e këtij promovimi ishte pjesëmarrja e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se e përgëzon autorin, sidomos për sinqeritetin e shprehur në këtë libër, duke sugjeruar libra të tillë të cilat përkujtojnë rrugën e sakrificës edhe në të ardhmen.
“Në krijimtarinë e tij sado artistike që të jetë…është pjesa e atij zjarri të brendshëm të cilën e ka bartur autori në vetvete, dhe sa në mënyrë të çiltër dhe të sinqertë e shpreh përmes një forme shumë popullore”, ka thënë mes tjerash Veseli.
Redaktori i këtij libri, Veli Kajtazi, potencoi se ky libër shpalosë luftën e bijve dhe bijave më të mirë të kombit.
Sipas tij, kjo është një kronikë e shprehur përmes vargjeve popullore të luftërave dhe betejave të shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike, vetëm për çlirimin e Kosovës.
Duke folur për librin, poeti Miftar Kurti ka përgëzuar autorin për mënyrën se si i këndon me pasion të veçantë atdheut, personaliteteve historike dhe shokëve të idealit.
“Tahir Meha, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Mehë Uka, familja Haradinaj, Fehmi Xhevë Lladrovci, Adem Demaçi, Rexhep Qosja, janë familje atdhetare që vijnë në vargjet e tij, pavarësisht nga cilat lagje janë, fshatra, qytete, krahina shqiptare, sepse të gjitha këto përshkojnë gjeografinë dhe shpirtin e autorit të këtij libri”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër, Xhevat Bislimi, njëri nga protagonistët e ngjarjeve të librit, u shpreh i lumtur që ndodhet sot në promovimin e këtij librit.
Ai i ka uruar autorit shërim sa më të shpejtë, si dhe libra tjerë në jetën e tij, të cilat i kushtohen atyre që nuk u kursyen asnjëherë për Kosovën.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?