Promovohet libri “Kapërcimi i vetmisë”

12:58 | 14 Dhjetor 2016
M. A.

Libri “Kapërcimi i vetmisë është libër që për personazh kryesor ka autorin i cili përmes rrëfimit për jetën rrëfen për përpjekjet dhe sakrificën e gjeneratës së tij për avancimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës dhe të pozitës së shqiptarëve në ish- Jugosllavi, përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe fillimit të këtij shekulli.

Autori i librit Muhamet Mustafa, bëri të ditur se në këtë libër ka shkruar  për një kohë të vështirë në të cilën ka kaluar gjenerata e tij.

Sipas tij ky libër do t’iu  shërbej të rinjve të Kosovës ta shohin kohën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar shteti i Kosovës.

Bardh Rugova, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se Mustafa e ka shkruar  historinë e jetës së tij dhe  përmes saj  lexohet  lindja dhe ndërtimi i  shtetit të Kosovës. Ky libër është përmbledhje esesh nga autori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme