Nuk kanë kaluar shumë muaj nga vdekja tragjike në një aksident komunikacioni e të riut 19 vjeçar, Atjon Zhitit, djalit të shkrimtarit të njohur, Visar Zhiti.
Në nderim të tij familja dhe miqët kanë vendosur ta promovojnë librin e Atjonit, të titulluar “Për atë që dua(m)”, pikërisht më 30 gusht, ditën kur Atjoni do të mbushte 20 vjet.
Libri është botuar nga “Euetpress” dhe do të promovohet në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës.
Atjoni studionte filozofi në Universitetin e Milanos dhe gjithashtu ishte i dhënë pas shkrimeve e letërsisë. Për familjen e miqtë ky libër është një kujtim shumë i bukur prej tij.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...