Promovohet libri “Federata shqiptare – kohezioni i shtetit-komb në BE”

07:30 | 23 Nëntor 2016
Arbresh.info

Sot promovohet libri teoriko-publicistik i profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja “Federata shqiptare – kohezioni i shtetit-komb në BE”.

Ramabaja në librin “Federata shqiptare – kohezioni i shtetit-komb në BE”, nëpërmjet debatit për shtetin modern, respektivisht për shtetin-komb në kontekstin e integrimeve evropiane, me këtë studim ka trajtuar një temë të vështirë, por me një analizë empirike. Ramabaja paraqet të shkuarën e shtetit shqiptar, të tashmen, si dhe projekton një Federatë Shqiptare si të ardhmen politike të shqiptarëve në Ballkan.

Për librin e  Ramabajës pritet të flasin njohës vendorë dhe huaj të teorisë politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme