Google ADS

Promovohet libri “Ëndrra e madhe” e Gani Mehmetajt

07:13 | 5 Shkurt 2016
Arbresh.info

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, do të promovohet libri më i ri i Gani Mehmetaj “Ëndrra e madhe, fletë të shkëputura ditari me portretin e Rugovës në dritëhijen e ngjarjeve dramatike 1981-2006”.

Publicisti dhe shkrimtari Mehmetaj në këtë libër kujtimesh ka përshirë ngjarjet më dramatike tridhjetë vjeçare, duke u përqendruar në kthesat historike dhe personalitetet të cilat e shënuan pjesën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit 21.

Libri nis me kërcënimin (1979) që ua bëri politikanëve të Kosovës në Prishtinë, Josip Brozi, ish- kryetar i Jugosllavisë, duke i paralajmëruar për masat që do të merreshin ndaj atyre që “po bëjnë presion kundër serbëve”.

Vazhdon me arrestimet e vitit 1979, ndërsa përqendrohet në demonstratat e vitit 1981. Këtu nis fillimi i fundit të Jugosllavisë, por me mëdyshjet e përhershme: a duhej që shqiptarët ta merrnin barrën e rëndë të shkatërrimit të Jugosllavisë.

Vitet e tetëdhjetë, sidomos shuarja e autonomisë dhe fillimi i konsolidimit të shqiptarëve me institucionet e tyre dhe me jetën politike, kulturore e publike, analizohet me një përkushtim të veçantë.

Ngjarjet dramatike në Kosovë, masakra e Reçakut, takimi i Rambujesë,  bombardimet e NATO-s, çlirimi  i vendit nga trupat angleze, amerikane e gjermane, ndriçohet nga një prizëm i veçantë.

Vrasjeve politike, krimit të organizuar e shëmtive të pasluftës libri “Ëndrra e madhe” u jep hapësirë të konsiderueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme