Promovohet libri “ 100 Risi Sociale nga Finlanda”

21:39 | 30 Mars 2016
Arbresh.info

Në ambientet e Ambasadës se Finlandës në Kosovës është bërë promovimi i librit “100 Risi Sociale nga Finlanda”, përgatitur për botim nga Ilkka Taipale dhe përkthyer në gjuhen shqipe nga Sonila Kasapi.

I ftuar në ceremoninë e promovimit të librit ishte edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrash, i cili librin e cilësoi si një ndihmëtar të vogël për institucionet, si dhe për praktikat dhe shpikjet sociale nga një shtet si Finlanda.

Ambasadorja finlandeze në Kosovë, Anne Huhtamaki tha se ky libër dhe përkthimi i tij janë ndihmesë për institucionet vendase, ndërsa tha se së bashku me Ministrinë e Mirëqenies dhe UNDP-në, ambasada po përgatit një projekt për matjen e tregut të punës në Kosovë.

“Kosova dhe Finlanda kanë krijuar lidhje të ngushta dhe ju keni vizituar Finlandën disa herë. Dhe në këtë lidhje, për lansimin e këtij libri do të doja të përmendja se Ministria e zotit Abrashi, Finlanda dhe UNDP-ja po bëjnë nj projekt për matjen e tregut të punës në Kosovë dhe është një mënyrë e mbështetjes të disa inovacioneve sociale”, tha ajo.

Në anën tjetër, redaktori librit, Ilkka Taipale, tregoi për përvojat që Finlanda kishte kishte kaluar në periudha të mëhershme, duke e ndërlidhur këtë me gjendjen në Kosovë.

“Shumë shkurt, 5 sekrete se si Finlanda nga një vend shumë i varfër u bë shteti ku ne jetojmë sot. Historia ishte e tillë, ne të gjithë përjetuam një krizë ekonomike ne Evropën perëndimore. Të gjithë flisni për inovacionet teknologjike, “Nokia”, fabrikat tona, EBB dhe shumë universitete teknologjike. Ne ishim paksa të zhgënjyer sepse të gjitha ato janë të bazuara në inovacionet sociale”, tha ai.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se ky libër do të ju shërbej të gjitha institucioneve për të marrë praktikat më të mira dhe shpikjet sociale nga një vend si Finlanda.

“Është një libër i cili do t’i shërbej edhe institucioneve tona te publikut për të marrë praktikat më të mira dhe shpikjet sociale nga vendet si Finlanda. Siç po shihet, Finlanda merret si vend shembull i praktikave më të mira të trajtimit të politikave ndaj qytetarit në përgjegjësitë. Përmenda dhe faktin që Kosova si shtet i ri në rrugën drejt BE shpesh herë edhe mëson prej praktikave të tjera edhe huazon , në këtë raste, ky libër ka më shumë për të dy qëllimet edhe huazime edhe mësime. Me shtetin e Finlandës, posaçërisht Ministria jonë ka një marrëdhënie shumë të shkëlqyer. Kemi projekte të cilat praktikat finlandeze – të cilat vetë i kanë evidentuar në Finlandë, por edhe në vendet tjera në zhvillim që kanë të bëjnë me punësimin që po tregohen shumë të dobishme në vendin tonë”, tha Abrashi.

Ndërsa, përfaqësuesja e Shtëpisë Botuese Dituria, Vappu Taipale është shprehur e kënaqur që ambasada finlandeze zgjodhi Shtëpinë Botuese “Dituria” për promovimin e këtij libri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme