Para dashamirëve të librit, shtëpia botuese “Drita” sot organizoi promovimin e tetë botimeve të saj të publikuara gjatë një viti me autor Pjetër Bogdani “Çeta e profetëve” në dy vëllime, Don Lush Gjergji “Jeta dashuria, dëshmia”, Isak Shema “Josip V. Rela, jeta dhe krijimtaria letrare”. Don Anton Uka “Sakramentet”, Don Lush Gjergji “Të mëshirshëm porsi ati” dhe Enzo Bianchi “Meditime mbi meshtarët”.
Profesori Anton Berisha ka prezantuar dy librat e Pjetër Bogdanit, i cili tha se për Bogdanin është shkruar dhe folur shumë dhe në mes tjerash shkroi edhe Ibrahim Rugova.
Sipas tij, veprat e Bogdanit kanë pasur atribute të mëdha, dhe sipas Berishës, Bogdani ishte themelues tekstual i kulturës shqiptare në përgjithësi. Ai tha se duhet të ruhen atributet e paraardhësve.
“Për Bogdanin kanë folur shumë, kanë shkruar shumë njerëz në midis tjerëve edhe Ibrahim Rugova që ka botuar një monografi, por edhe autorë të tjerë. Kemi të bëjmë me një autor tepër të rëndësishëm, e kam thënë edhe më parë se kemi të bëjmë me një hero kulturorë. Tash personazhi i cili i përket epokës së Barokut, religjioz natyrisht dhe në këtë epokë siç e dimë nga historia e kulturës madje edhe vet një nga personazhet kulturore ose figurat kryesore kulturore ishte figura e predikuesit. Ata që janë marrë me Borokun, me historinë e Borokut dhe kulturës e dinë këtë dhe pikërisht edhe Bogdani fillet e tij kulturore e letrare i fillon si predikues”, theksoi Berisha ndër të tjera në promovimin e këtyre dy vëllimeve për Bogdanin.
Ndërsa, Xhavit Beqiri recensent i librit “Jeta e dashurisë dhe dëshmia” i autorit Don Lush Gjergji, tha se ka kënaqësinë që po përurojnë një libër me vlerë, një libër që i kushtohet jetës, dashurisë, dëshmisë dhe pëshpëritjes Gonxhe Bojaxhiut, tashmë të shenjtës Nënës Terezë . Libri, sipas Beqirit, ka tre kapituj, jeta me Krishtin, dashuri me Marinë dhe dëshmia me Kishën.
Ai tha se autori, njohës i afërt i së shenjtës Nënë Tereza për krijimin e kësaj vepre i ka lexuar dhe i ka shtjelluar veprat kryesore kushtuar Nënës Terezë nga autorë të njohur ndërkombëtar.
“Don Lush Gjergji, me veprat e tij të shumta të përkthyera në shumë gjuhë të botës, bëri që bota ta njohë dhe kuptoj më mirë e më afër figurën e Nënës Terezë, e cila i braktisi të mirat e kësaj bote për ti kushtuar tërësisht shërbimit dhe kujdesit për të sëmurët e ligorozët e Kalkutës së largët. Don Lush Gjergji e vizitoi nga afër e pa dhe e njohu përditshmërinë e Nënës Terezë në mesin e më të mirëve të Kalkutës. Ndaj, ai është më i thirruri nga të gjithë, të dëshmoi për jetën, dashurinë, dëshminë dhe pëshpëritjen e saj”, tha Beqiri.
Ndërsa, përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji ka folur për veprën e Isak Shemës “Josip V. Rela Jeta dhe krijimtaria letrare” cili vlerësoi lartë veprën e tij.
Ai tha se Isak Shema me gjurmët e tij ka vazhduar me ndërtimin e urave të komunikimit me arbëreshët e Zarës në Kroaci. Sipas tij, Shema me veprën e tij iu kushtoi Esat Mekulit dhe Ramiz Kelmendit, i cili ndërroi jetë një muaj më parë.
“Isak Shuma, gjurmëve të Idriz Ajetit, i cili festoi 100 vjetorin e lindjes këto ditë, Gani Lubotenit, Rexhep Qoses dhe të tjerë, ka vazhduar ndërtimin e urave të komunikimit mes Kosovës dhe Kroacisë, në veçanti Arbëreshëve të Zarës dhe Universitetit të Kosovës, me takime, vizita, ligjërata simpoziume dhe akademi për të dhënë një hov të ri të bashkëpunimit dhe të vëllazërisë gjithë shqiptare”, tha Don Lush Gjergji.
Kurse, tre librat “Sakramentet”, “Të mëshirshëm porsi ati” dhe “Meditime mbi meshtarët, të cilët u quajtën të karakterit shpirtëror, i ka prezantuar profesori Don Tonmihaj.
Promovomi i këtyre librave u bë në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, ku Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, duke falënderuar dashamirët e librit që ishin prezent në këtë promovim dhe shtëpinë botuese ‘Drita’, tha se ky moment është i miqësisë dhe i ofrimit të shpitit të tyre për gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...