Google ADS

Prizreni u shtrua me 20.000 kalldrëme nga akulli

10:52 | 2 Maj 2015
Arbresh.info

Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës Sculp Fest ka filluar mbrëmë edicionin e katërt, i cili organizohet në kuadër të Autostrada Bienniale (Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor).  Autostrada Biennale është një autostradë inovative në mes të Bienales së Stambollit, Venecies e Prizrenit, që kërkon të zgjojë energjinë krijuese të Kosovës, rajonit e më gjërë.

Sipas organizatorëve, pikë referente e mbrëmjes së parë të festivalit ishte kalldrëmi, që përbën identitetin historik të rrugëve të Prizrenit, që prej shekujsh mbart kujtime, duke pasuruar trashëgiminë e këtij vendi.

“Rruga Marin Barleti, zonë historike e qytetit të Prizrenit, u shtrua me 20.000 kalldrëme nga akulli, brenda të cilave ishin ngrirë rrëfime të shkruara nga qytetarët, duke rikthyer në Prizren 20.000 thesare shpirtërore. Me këtë rrugë të re të shtruar, mbrëmë Prizreni u bë urë lidhëse mes kohës së shkuar dhe të tashmes. Nata e parë, pjesë e kampanjës “KALLDERM”, u karakterizua nga rrëfimet e prizrenasve në skenë, për të vazhduar me muzikë jazz, interpretuar nga Ilir Bajri, Fation Miftari, Tomor Kuçi, Visar Kuçi, Enes Bajramliq dhe Labinot Sponca”, thuhet në një komunikatë të organizatorëve .

Nga skena e ngritur para një objekti të vjetër historik, të pranishmit shijuan interpretimin e artistëve dhe patën mundësi të lexonin rrëfimet që  ishin të ngrira brenda kubeve të akullit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme