Në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur Festivali “Festa e Muzikës”, i cili është përkrahur nga Ambasada e Francës dhe Komuna e Prishtinës.
Zyrtarja për kulturë nga kjo komunë, Drita Rudi, ka thënë që ky festival ka pasur një audiencë shumë simpatike, përderisa vlerësoi që është një festival që ia vlen të përkrahet.
Përveç këtij festivali, mëngjesin e së mërkurës, në kuadër të “Festa e Muzikës” kishte pasur aktivitete edhe tek shtëpia e pleqve në Prishtinë.
Ndërsa risi ne këtë organizim ishte muzika barokiene si dhe, sipas Rudit, janë munduar që të përfshihen të gjitha gjeneratat, si tek artistët ashtu edhe tek audienca.
Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza...
Suns dhe Lakers pësojnë humbje para tifozëve të tyre
Polonia synon avancimin e procesit të zgjerimit gjatë kryesi...
Mbrëmë nuk u shënua asnjë incident me pasoja fatale, e konfi...
10 të vdekur e 30 të lënduar në New Orleans të ShBA-së, dysh...
Kurti vizitoi Poemën dhe Diamantin, dy foshnjet e para të li...