Prince nuk ka lënë testament

21:26 | 26 Prill 2016
Arbresh.info

Legjenda e muzikës pop, Prince nuk ka lanë testament. Ky fakt është zbuluar nga motra e tij Tyka Nelson e cila ka publikuar dokumentet në gjykatën shtetërore në Minesota.
Prince u gjet i vdekur në një ashensor në kompleksin e tij në ‘Paisley Park Studios’, në periferi të qytetit amerikan.
Pasuria e Prince është ende e paqartë por ajo llogaritet të kapë shifrën e 27 milionë dollarëve.
Prince është në garë për të dominuar listat në Britaninë e Madhe pasi gjatë kësaj jave tifozët e zisë nxitojnë për të blerë muzikën e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme