PriFest publikon programin kryesor garues – kategorinë e filmave të Ballkanit

14:55 | 14 Shtator 2022
Emir Abduramani

Në vijim të maratonës së publikimit të line up-it të filmave që do shfaqen përgjatë edicionit të 14-të të PriFest, shpaloset kategoria e filmave ballkanik të metrazhit të gjatë, si kategori kryesore e festivalit. Pesë filma do të  garojnë për çmime dhe janë të gjitha premiera Kosovare.

Filmat konkurues:

  1. Vera Andrron Detin nga Kaltrina Krasniqi – Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri / PremierëKosovare 83 min;
  2. Virgjëresha Shqiptare nga Bujar Alimani – Gjermani, Shqipëri, Belgjikë, Kosovë / Premierë Kosovare 120 min;
  3. Working Class Heroes nga Miloš Pušić – Serbi / Premierë Kosovare 85 min;
  4. Deset u Pola nga Danis Tanović – Bosnja dhe Hercegovina / Premierë Kosovare 95 min;
  5. Sisterhood nga Dina Duma – Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi / Premierë Kosovare 90 min.

Cmimi kryesore i cili do të ndahet prej këtij viti do ta mbaj  emrin ”Vjosa Berisha”.

Çmimet që do të ndahen në këtë kategori janë:

Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë (Çmimi Vjosa Berisha);

Hyjnesha e Artë për regjisorin më të mirë;

Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë;

Hyjnesha Artë për çmimin e aktorit më të mirë.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

Vjosa. Forever. PriFest.

#ForHer

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme