Sot DokuFest mbajti konferencë për shtyp, ku u prezantua programi i plotë për ditën e sotme.
Në këtë konferencë, bashkë me drejtorin artistik të festivalit, Veton Nurkollarin, ishte edhe drejtori dhe themeluesi i ZagrebDox, Nenad Puhovski, i cili është në DokuFest, për ta prezantuar filmin e tij “Gjenerata 68”.
Në një njoftim për media, thuhet se filmi është homazh i regjisorit për gjeneratën me të cilën ndan entuziazmin e tij rinor dhe idenë mbi revolucionin që do të ndryshojë botën. Në film regjisori paraqet lëvizjet dhe protestat nga aktivistët dhe akademikët e majtë në Kroaci dhe lidhjet që ato i kanë pasur me lëvizjet e ngjashme në Jugosllavi atëkohë, të cilat ishin kryesisht të ndikuara nga protestat dhe lëvizjet e ndryshme evropiane të vitit 1968.
“Ne besojmë se ky film është shumë i rëndësishëm për këtë pjesë të botës, ku të gjithë po kërkojnë një “të kaluar më të mirë”, tha Puhovski.
“Mënyra më e mirë për të treguar ngjarjet e të kaluarës është të shfaqen nga një këndvështrim shumë personal, të drejtpërdrejtë, pa pasur për qëllim të qenit objektiv Për ta realizuar filmin kam përdorur shumë xhirime nga arkiva”, tha më tej.
Të tjerë panelistë ishin një grup nga ‘Wall is a screen’, një grup me bazë në Hamburg, të cilët shfaqin filma në një mënyrë të veçantë, duke zgjedhur një hapësirë të përshtatshme muri për ta ekranizuar më pas.
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi kthyer në Prizren, qyteti ka vende të ndryshme dhe kemi shume mundësi për të zgjedhur Jemi të gëzuar nga numri i madh i njerëzve që po shohim nëpër rrugët e qytetit, tha Sarah Adam, njëra nga anëtarët e grupit.
“Këtë vit kemi përzgjedhur më shume filma gjermanë për të shfaqur, të cilët po ashtu trajtojnë temën e korrupsionit Për të zbuluar më shumë, na ndiqni,” konkludoi Adam.
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...