Krijimtaria e animatorit të “Disney Studio” Ward Kimball do të prezantohet sot në kinemanë e “Jusuf Gërvalla” në Pejë, përmes autorit Amid Amidi.
Sipas njoftimit, autori që është vlerësuar me çmime të shumta për librat e tij rreth historisë së prodhimit të filmave të animuar, do të prezantoj jetën dhe veprën e një prej animatorëve më të talentuar të shekullit të kaluar.
Ward Kimball ishte një nga animatorët më origjinal, nga më të talentuarit, dhe një nga artistët më të dashur të Disney Studio. Ward Kimball kishte punuar në krijimin e personazheve të ndryshme tashmë klasike në filmat e animuar “Pinokio”, “Dumbo”, “Hirushja”, “Liza në botën e çudirave” etj
Animacioni dhe ilustrimi ishte diçka shumë e natyrshme për Kimball, sa që Ëalt Disney në librin e tij “Historia e Walt Disney” kishte quajtur Ward Kimball një gjeni të papërseritshëm.
Ai ishte vazhdimisht në kërkim të gjërave unike dhe jo komformiste.
Karriera e Kimball si animator dhe regjisor në filmat fitues të çmimeve si në Disney në mes të 1930 dhe 1970 është legjendare, me filmat si: Toot, Whistle, Plunk and Boom. Por, puna që ai krijoi jashtë studios së animacionit ishte po aq interesante, duke përfshirë edhe ndërtimin e një lokomotivë të trenit në oborrin e shtëpisë së tij po ashtu ishte edhe themelues një bendi muzikor suksesshëm të muzikës Jazz.
Historiani Amid Amidi, duke përdorur punë të pa parë më herët, pamje filmike të arkivës së Kimball, dhe biografinë që ai shkroi, “Jeta dhe Arti i Ward Kimball” do të ketë një prezantim të veçantë dhe interaktive me publikun në Kinemanë “Jusuf Gervalla në Pejë”, më 20 Gusht nga ora 14:00, për gjeniun e animacionit Ëard Kimball.
Ky aktivitet është mundësuar dhe përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...