Aktori shqiptar i përmasave globale Bekim Fehmiu i cili u bë i njohur në kohën e ish-Jugosllavisë, do të “rikthehet” nëpërmjet rrëfimeve të miqve e familjarëve të tij në një dokumentar
Premiera e dokumentarit i cili ka filluar xhirimet në mes të janarit të këtij viti për aktorin e mirënjohur Bekim Fehmiu do të jepet më 15 qershor të këtij viti në Prizren, në 10-vjetorin e vdekjes së aktorit.
Kështu ka bërë të ditur sot ekipi i cili po punon me këtë dokumentar në një konferencë për media në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Skenaristi i këtij dokumentari është gazetari dhe publicisti i cili ka jetuar dhe punuar në Beograd për shumë vite, Fahri Musliu, ndërsa regjinë e këtij dokumentar po e udhëheq Valmir Tertini, një regjisor nga Gjakova i cili punon dhe vepron në Tiranë, atje ku edhe ka përfunduar studimet.
Përmes deklaratave të kolegëve dhe miqve të Bekimit, si dhe anëtarëve të familjes së tij, dokumentari do të sjellë jetën dhe veprën e aktorit më të madh të filmit shqiptar të shekullit të kaluar, i cili mori famë botërore.
Sipas regjisorit Tertini, xhirimet e filmit filluan në Beograd dhe do të vazhdojnë në qytetin e lindjes së Bekimit, në Sarajevë, dhe më pas në Zagreb, Prizren, Tiranë, Shkup, Kanë, New York dhe shumë vende të tjera.
“Bekimi ka bërë 15 filma në Itali dhe ne gjithashtu do të shkojmë në Romë për të xhiruar”, tha Tertini.
Skenaristi Musliu deklaroi premiera e këtij filmi-dokumentar është planifikuar për 15 qershor të këtij viti, në 10-vjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut, në Prizren, qyteti ku u rrit aktori i madh.
“Një ditë pas premierës në Prizren, filmi do të shfaqet në Tiranë dhe Beograd, dhe më pas në qendrat e tjera në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, sepse ka interes të madh për këtë film”, tha Musliu.
Musliu tha se xhirimet e para nisën pas përgatitjeve të gjata dhe pa fonde të mjaftueshme, ngase “Qendra Kinematografike e Kosovës nuk ishte e interesuar për financimin e këtij filmi, por është Qendra Kombëtare e Kinemasë e Shqipërisë”.
Megjithatë, ekipi shpreson të ketë sukses në marrjen e fondeve shtesë nga Ministria e Kulturës e Kosovës, si dhe nga institucionet kulturore nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit.
Shtëpia e produksionit që bën filmin është “Cinemania” nga Tirana.
Bekim Fehmiu ishte aktor shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës më 1 qershor 1936 dhe ndërroi jetë më 15 qershor 2010 në Beograd, Serbi. Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare.
Ai diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd, ndërsa në vitet e 60-ta dhe 70-ta bëhet i famshëm me disa filma, nga të cilat “Mbledhësit e Puplave” i cili mori Grand Prix në Festivalin e Kanës.
Fehmiu ndaloi së vepruari nga protestat kundër propagandës antishqiptare në vitin 1987, dhe sipas deklaratave të para, u njoftua se kishte kryer vetëvrasje në banesën e tij në Beograd. Hiri i tij u lëshua në lumin e qytetit të Prizrenit, vendit ku kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë, sipas porosisë që kishte lënë ai vetë./AA
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të ...
Policia prezanton punën dhe aktivitetet policore në veri
Policia shqiptoi 1 mijë e 258 gjoba për një javë në Gjilan
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...