Policia gjermane ka gjetur më shumë se 100 gjëra të vjedhura që i përkisnin pasurisë së John Lennon, përfshirë edhe tre ditarë.
Ditarët u paraqitën në selinë e policisë në Berlin, bashkë me sende të tjëra, duke përfshirë edhe regjistrimin e një koncerti të Beatles, dy palë size, fletë muzike dhe një kuti të cigareve, transmeton portali arbresh.info
Policia ka deklaruar se në lidhje me rastin është arrestuar një 58-vjeçar.
Artikujt ishin vjedhur në Nju Jork në vitin 2006. Detektivët thanë se pjesa më e madhe është konfiskuar në një shtëpi ankandi në Berlin, duke shkaktuar një hetim të gjërë për pjesën tjetër të sendeve të vjedhura.
Yoko Ono i ka identifikuar nga fotografitë sendet e vjedhura që u paraqitën në konsullatën gjermanë ne Nju Jork./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë