Pogradeci hap dyert për edicionin e 6-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për një javë në qytet do të projektohen 100 filma nga të gjithë vendet e Ballkanit. Gjithashtu çdo mbrëmje në kinemanë verore do shfaqen filma nga arkivi i Bekim Fehmiut, në nderim të 80-vjetorit të lindjes.
Për 6 ditë, Pogradeci do të shndërrohet në kryeqendër të filmit, 100 janë filmat që do të projektohen në këtë edicion të festivalit, të realizuar prej 60 autorësh, kineastë nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Turqia, Greqia dhe Shqipëria. Kineastët e rinj marrin një rol të posaçëm këtë vit.
Pogradeci shndërrohet në një shesh të madh xhirimit, falë ‘Ballkan mishmash’, një risi e këtij viti kjo e cila do të bëjë bashkë ata që e duan filmin dhe duan të eksperimentojnë; bën bashkë profesionistë dhe amatorë, të cilët do të prodhojnë filma të shkurtër, ndërsa festivali përvijon projeksionin e filmave të kineastëve të Ballkanit, në këtë përballje të radhës.
Festivali ka si qëllim bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave të filmit artistik me metrazh të gjatë, filmit të shkurtër dhe atij dokumentar.
Organizatorët e festivalit thonë se është një projekt ky i cili ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin midis vendeve të Rajonit, dhe këtë s’mund ta bëjë asgjë më mirë se arti.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...