Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli në ditëlindjen e tij, të 85 vjetorit të lindjes, sjell për lexuesit vëllimin me poezi të shkruara ndër vite e të pabotuara, me titullin domethënës, “Më prit edhe pak”.
Që në hyrje të librit, Dritëroi shprehet se këtë libër ia dedikon Sadijes, bashkëshortes së tij, e cila i ka qëndruar në krah për 53 vjet në krijimtarinë e tij. Më prit edhe pak i thotë shkrimtari i madh vdekjes, sepse ka ende për t’i dhënë publikut, ka akoma për të komunikuar me të dhe për të ndarë shqetësimet e jetës së përditshme.
Veç dashurisë për bashkëshorten, Sadijen, Dritëroi nuk i trembet vdekjes, si rrallë poetë të tjerë, ai ka shkruar në disa variante edhe epitafin e tij. “Panorama” ka botuar disa nga poezitë e këtij vëllimi, tek të cilat duket qartë shqetësimi i poetit për jetën sociale të vendit, dukuritë universale që kalojnë të gjithë popujt, por dhe një mea culpa se nëse do ta kishin lënë, do të kishte bërë më shumë të mira në këtë vend.
E dashur SadijeTë dua si jetën time, madje edhe mëshumëDëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe titë jetoshUnë edhe i vdekur do të ndjek për të
parë buzëqeshjen tëndeMegjithëse kjo buzëqeshje, brendaerrësirës së varrit nuk duketPor unë do të bëj të pamundurën, qoftëedhe me anën e një fluture, që do të dalënga kockat e mia.
Dritëro Agolli13 maj 2014 GËNJESHTRATO popull, ç’të bëjnë!Të japin lodra të luash,Të mbajnë me përralla,Të flesh në shtrat sa të duash,Pa zhurma e andralla,Të quajnë të vogël,Dhe thonë se ende s’di shumë,Të japin në duar një lodërDhe thonë:Pusho, mos bëj zhurmë!Refren i përhershëm në kohët,O popull, ç’të bëjnë!Të thonë:“Gërvish e fito” në letra!”Dhe ti gërvish me thonjtë e paprerëNën mëngët e vjetra,Dhe fati s’të vjen asnjëherë.Të marrën përdore me lekëT’i shohësh Misset,Kur zhveshur kërcejnë,Me brekë e pa brekë,Në Skenë.O popull, ç’të bëjnë!Të japin lodra në duarMe Tomin dhe Xherrin,Të bëhesh fëmijë i duruar,Mos njohësh telashin dhe sherrin.
KODOSHËT
Kur një gjel këndon në agim,Nga ço koshDel një kodosh,Vreshtave të vendit tim.Nga çdo koshDel një kodoshDhe mbi koshin mban fjalim.
NË KOHËN E MIRIT TË XHIKES
Jetova në kohën e Mirit të Xhikes,Në vitet me dert pleqërie,Këtu në pallatin e Rrugës së Dibrës,Me gruan e dashur Sadije,Jetova në kohën e Mirit të Xhikes.Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë,Më gërryen lakmia me ankthin e frikës,Se jam infektuar dhe unëNga koha e Mirit të Xhikes,Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë.
EPITAF PËR VETEN TIME –VARIANT
Përjetësishtkëtu fle DritëroiMe etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.Të mira bëri pak gjersa jetoi,Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.
TESTAMENTI
O toka ime që të lërova e të thurakëngë,Që të kam dashur plisin dhe barin,Që të kam fshirë me duar, memëngë,Në ç’vend ma le varrin?Më mirë ma bëj diku në një brazdë,Apo larg mbi përrua ndofta,Mbi mua të tundë bishtin e saj njëlaraskë,Duke më sjellë lajme nga bota,Nga bota që e pata të mbyllur sarrojta,E kyçur dera, me lloze poerta…
PIJA
Vërtet unë i pijes kam qenëDhe netët sa gota më thyen!Kam pirë dhe pakëz kam ngrënëDhe kockat në shishe m’u kthyen.
DËSHIRA E PLAKUT HORR
Ne pleqve mirë na bënnjë hudhër, një lakërPër zgjatjen e jetësPër zgjimin fatmadhnë mëngjes.Pu unë do deshanjë pako ViagërTë bëja pak seks…
I DASHUR UJK
Ujk i dashur,që bredh me tët bir netëve vonë,ta kam zili këtë mall për tët bir,Ne njerëzit dhe birin tonëe lidhim shpejt, shpejt me zinxhirveç për një pronë.NEKanuni dhe malet dhe gjyshërit nëvarre
Na dhanë infeksionin me emrin“hakmarrje”Ne vitet argasëm me plumbin dhegjakunDhe gjumin e pridhëm për nderindhe hakun.Për thikë e për pushkë s’na del njeritjetër,Të zotët nuk jemi për penë e përletër.Lavdia s’na duhet, lavdia të jetë, –Pak erëz të fryjë, ne ngrihemi vetë.
MPIRJA E NJERIUT
O kohë,ndalu pak!Na ler të shtrihemi,të hapëm gojën në krevat,të shpihemime sy në tavantë shohëm një vrimë,një mizë a zhuzhak.O kohëNdalu pak!
NË QYTETIN TIM
I themi njëritjetrit “mirëupafshim”,po s’dihet nëse shihemi vërtet;na dalin dytre horra dhe na vrasindhe lamtumirë, ti qytet.Të vrasin për hiçgjë, për treqind lekë,me to mjafton të pihet një konjakme kurvat në një klub a diskotekë,ndaj “mirupafshim” s’vlen aspak.
PËR DASHURINË
Dashuria fillimisht është e turbullt,Dashuron, po cilin aspak s’është eqartë,Dhe agimi kur vjen, është i mugët,Sendet s’kanë as formë e as trajtë.Dita zbret dhe gjerat dalin të plota:Forma, trajta, konture e vija,Dalëngdalë e tillë vjen bota,Ja, fytyrën kështu e zbulon dashuria.
PËR TY
Mendoj për ty kur buzët skuq nëpasqyrë,kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,kur rri e shfleton një libër të vjetër,kur flet e përhumburpa ditur as vetë se ç’thua.Mendimet e tua të gjithaveç unë i marr vesh dhe as tjetërme gjuhën e shpikur nga ti dhe unë.Sa keq që në Zot s’kam besuar,sikur të besoja, i luteshaqë ti të mos plakeshe.Nesër pemët do gjelbërojnë,të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit;rreth nesh le të gumëzhijnë bletëtdhe qëngjat le të blegërijnë.Ç’ti bëjmë natës që vjen?ç’ti bëjmë mëngjesit,Kur në pasqyrëi kuq çel trëndafili?
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?