British Council në bashkëpunim me DokuFest po organizon festivalin e filmit të ri britanik „PlayUK“, i cili zhvillohet nga 16 deri në 19 Shkurt dhe do i cili synon të mbledh audienca nga Beogradi, Podgorica, Prizreni, Sarajeva, Shkupi dhe Tirana.
Sipas njoftimit për media nga DokuFest, do të jepen 10 filma dhe dokumentarë premierë të produksionit britanik bashkëkohor.
Vazhdimi i „T2 Trainspotting“, „Njeriu nga Mo’Ëax” (The Man from Mo’Ëax) – një dokumentar rreth influencës së muzikës britanike, „Aftësitë e Pjekurisë“ (Adult Life Skills) – një komedi rreth rritjes në moshë, „Una“ – një dramë e fuqishme, „Rrëfimi“ (The Confession) – një dokumentar për terrorizmin në botën moderne, etj. Këto janë vetëm disa tituj intrigues, të cilat do t’i japin peshë filmit britanik në rajon. Biletat për „PlayUK“ mund të blihen tek DokuKino në Prizren, nga datat 10 Shkurtë me çmimin 2 EUR për film.
Grupi i një prej filmave më me influencë i viteve ’90 do të rikthehet në ekranin e madh. Vazhdimi i filmit kult me titull “T2 Trainspotting” do të hapi festivalin në 16 Shkurt, në të njëjtën kohë në gjashtë qytete në Ballkanin Perëndimor. Renton (Eëan McGregor), Sick Boy (Jonny Lee Miller), Begbie (Robert Carlyle) dhe Spud (Eëen Bremner) rikthehen përsëri dhe jeta në Skoci në 2016 pas 20 vitesh nuk ka ndryshuar shumë. Komedia e zezë sjell trishtim, humbje, gëzim, hakmarrje, urrejtje, miqësi, dashuri, frikë, vetë-shkatërim, por edhe një rrezik moral …
Regjisori Derrick Borte në filmin “London Toën” portretizon jetën në klasën punëtore në periferitë e Londrës në 1979. Familjet bëjnë takime rutinë, ndërkohë që papunësia rritet nga dita në ditë. 14 vjecari Shay Baker rritet shpejt, ndërkohë e gjithë familja mezi po mban frymën gjallë. Pasi ai merr kasetën me muzikën më të re nga Londra, tingujt e bandës “Clash” e mbërthejnë atë dhe e tërheqin atë në një botë të re.
Drama e fuqishme “Una” është një film i regjisorit Benedict Andreës. Bazuar në dramën “Blackbird” nga David Harroëer, “Una” sjell një histori emocionale rreth një gruaje e cila ndërmerr një udhëtim romantik në kërkim të së shkuarës së saj. Me një dëshirë për të zbuluar nëse ajo akoma është në mendimet e Ray-it, Una do të shfaqet në punën e tij dhe do të ballafaqohet me një histori të dhimbshme që e përndjek. Takimi i tyre pas 15 vitesh do të hapi shumë plagë dhe dilema të pazgjidhura, dhe një pasion i harruar do të shfaqet përsëri. Gënjeshtra pafund, dashuri e ndaluar dhe ballafaqimi i papritur do të ndërpresë jetët e tyre. Me aktorët Rooney Mara, Ben Mendelsohn dhe Riz Ahmed.
“Rrëfimi” është dokumentari i parë i Ashish Ghadiali. Filmi ndjek historinë e Mozzam Begg, një musliman nga Anglia i cili është pjesë e shumë konfilkteve. Duke i dhënë ndihmë Mujahideenve, nën mbajtjen e burgut Bagram në Afganistan dhe Guantanamo, trajnimit rebel në kampet në Siri, në qelitë e burgut Belmarsh në Britani, Mozzam Begg na jep historinë e patreguar të shpërndarjes së terrorizmit në botën e sotme dhe ndikimin ndaj Perëndimit.
Justine (Brie Larson) po organizon një takim midis dy irlandezëve (Cillian Murphy, Michael Smiley) dhe bandës të drejtuar nga Vernon (Sharlto Copley) dhe Ord (Armie Hammer) në një magazinë të braktisur në Boston rreth viteve ’70. Në takim, presioni rritet sepse ka mashtrime në shitjen e armëve dhe papritur fillojnë të shtënat… Këtu fillon lufta për mbijetesë në të gjithë filmin “Të shtëna pafund” (Free Fire). Martin Scorsese dhe Emma Tillinger Koskoff janë producentët e filmit ndërsa regjinë e ka bërë Ben Wheatley.
“Udhëtimi” (The Journey) është një dramë e frymëzuar nga historia e Britanisë dhe Irlandës. Ai fokusohet në miqësinë midis dy politikanëve. Ian Paisley (Timothy Spall) dhe Martin McGuinness (Colm Meaney) janë të detyruar të udhëtojnë bashkë. Gjatë udhëtimit lind shpresa se edhe armiqtë e betuar mund të bashkohen drejt një të mire më të madhe, ku fati i Irlandës së Veriut është në rrezik.
Në verën e 1983, ditë para ardhjes në jetë të djalit të parë, shkrimtari dhe teologu John Hull u bë i verbër. Për të gjetur kuptimin e jetës, ai mban një koleksion me audio kaseta. Kryevepra “Shënime mbi verbërinë” (Notes on Blindness) hedh dritë në botën e verbërisë, bazuar në regjistrimet origjinale të John Hull dhe shfaq një „botë përtej shikimit“, duke përfshirë ëndrrat, kujtimet dhe imagjinatën.
Komedia “Aftësitë e pjekurisë” është rreth Anës, e cila po afrohet tek të 30-at, dhe jeton në shtëpizën e kopshtit të mamasë duke regjistruar video me gishtat e saj si aktorë. Historia universale e vetë-besimit dhe dinjitetit do të bëjnë edhe njerëzit me zemër të ftohtë të qeshin, por do të ngrejë edhe pyetjen “Si të gjesh paqe me veten? ”
Në listën e “PlayUK” do të jetë edhe një film dokumentar “Njeriu nga Mo’Ëax”, i cili paraqet jetën dhe karrierën e ikonës dhe producentit muzikor James Lavelle. Filmi përmban personazhet DJ Shadoë, 3D nga Massive Attack, Futura, Ian Broën, Grandmaster Flash dhe Josh Homme.
Festivali katër ditor sjell gjithashtu filmin “Më e mira nga ata” (Their Finest), i cili sjell pikëpamjen e një gruaje e cila përpiqet të gjejë rrugën e saj në kaosin e luftës, por gjithashtu zbulon edhe filmat. Catherine (Gemma Arterton) në Londër më 1940, punon si një shkrimtare dhe përpiqet të organizojë aktorët dhe ekipin e filmit të xhirojnë një film i cili mund të ngrejë lart shpirtin e kombit, por edhe të nxisë futjen e Amerikës në luftë.
Filmat do të shfaqen gjatë katër ditëve në gjashtë qytete të Ballkanit Perëndimor tek “PlayUK”. Ky festival filmi do të festojë ripërtëritjen njerëzore dhe mundësinë për të gjetur përgjigjet dhe zgjidhjet e duhura në kohë të vështira. I gjithë programi i festivalit është i mundur Kètu
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës