Një pikturë me ngjyra vaji e punuar nga Adolf Hitler do të shfaqet për herë të parë në një muze në Italinë veriore.
Vepra e patitulluar është huazuar nga një koleksionist privat gjerman në Muzeun Salo dhe do të ekspozohet në një ekspozitë të quajtur ‘Muzeu i çmendur’, transmeton portali arbresh.info.
Në pikturë shfaqen dy burra, në tavolinë dhe një korridor i errët që fshihet pas tyre.
“Kjo pikturë është shfaq njeriun e pashpresë dhe ngjan me tregimet e Kafkës. Këtu nuk shihet madhështi, shihet mjerim”, ka thënë Vittorio Sgrabi, kurator i ekspozitës.
Hitleri kishte aplikuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë në vitet 1900, por u refuzua dy herë. Pavarëisht se konsiderohet si një artist mediokër, puna e tij ka sjellë shuma të konsiderueshme në ankand gjatë viteve të fundit.
Krahas punës së Hitlerit, në ekspozitë do të shfaqen edhe pikturat e Francis Goya dhe Francis Bacon, piktorë të njohur botërisht./Arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje