Një pikturë e Diego Rivera është shitur privatisht për 15.7 milionë dollarë, duke vendosur kështu një çmim rekord për artin nga Amerika Latine.
Çmimi për “Dance in Tehuantepec” gati dyfishon shifrën e paguar të pikturës të punuar nga Frida Kahlo, gruaja e Riverës, e cila u shit në muajin e kaluar në një ankand.
Gjithashtu, piktura e Fridas ‘Two Nudes in the Forest’ kishte vendosur një rekord të ri në ankand për artin e Amerikës Latine, transmeton arbresh.info.
Blerësi i pikturës së Diego Rivera, koleksionisti Eduardo Costantini, për AP ka deklaruar se ka pritur rreth 20 vite për të blerë këtë pikturë. Të njëjtën pikturë ai ishte përpjekur ta blejë edhe në vitin 1995.
“Gjithmonë jam brengosur se kush do ta blinte dhe ku do të përfundonte ajo pikturë”, është shprehur Costantini, themelues dhe president i Muzeut të Artit në Buenos Aires.
Piktura ‘Dance në Tehuantepec’ është krijuar në vitin 1928, në të cilën vepër përshkruhen një grup valltarësh që luajnë vallen popullore “zandunga” nën një pemë banane./arbresh.info
Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në shtator
LDK-ja prezanton zyrtarisht Arbër Ismajlin, Haziri: Besë e s...
Zvicër: Deri në fund të vitit, gjysma e refugjatëve me statu...
David thotë se edhe te Juventus mund të shënojë aq sa te Lil...
Zyrtarët shëndetësorë: Të shtënat dhe sulmet izraelite në Ga...
Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina