Google ADS

Piktori gjakovar me ekspozitë për nder të 28 Nëntorit

23:16 | 27 Nëntor 2015
Arbresh.info

Piktori i njohur me krijimtarinë e tij me motive kosovare, Masar Kupa, ka hapur ekspozitën e tij personale në Galerinë e Arteve të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ekspozitë kjo e hapur me organizim të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në shënim të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.

I frymëzuar nga kjo datë e veçantë, piktori Masar Kupa me emocion theksoi se kjo ekspozitë i dedikohet edhe pesë dëshmorëve të luftës së fundit çlirimtare, të cilët gjatë punës së tij si mësimdhënës, kanë qenë nxënës të tij, si Yll Morina, Elton Zherka, Shaban Golaj, Ilir Soba dhe Bujar Roka.

Ndërkaq, për ish nxënësen, kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, krijuesi i cikleve si “Qetësia”, “Imazh 99”, “Vend-kujtimi” etj, ka dhuruar një pikturë me motive gjakovare, siç është “Ura e Islam Begut”.

Hapjen e ekspozitës e ka përshëndetur Meriton Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili për këtë ekspozitë pohoi se është një ndër aktivitetet e shumta dhe kreative që bëhen me rastin e Ditës së Flamurit.

Piktori Erzen Valla, portretin krijues të piktorit Masar Kupa e karakterizoi se një krijues erotik dhe i fresk? ?t, e që posaçërisht shprehet karshi moshës së tij.

Krijuesi Qemajl Juniku, në fjalën e tij të rastit u shpreh se dëshira e tij për të bukurën është e shprehur përmes ngjyrave. “Masar Kupa është një krijues talent i artit pamor. Që në fillim të krijimtarisë së tij e ka kuptuar se nuk ka art të mirëfilltë pa ndjesi të thellë, ndërsa në punimet e tija dallohen peizazhet, të cilat janë joshëse dhe impresive në aspektin poetik”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme