Në një shtrat jo luksoz, që nga dritarja shihen hardhitë e rrushit dhe me ajër të pastër, përshkruhet shtëpia që Peter Handke dëshiron të fjelë në Kosovë.
Mediat serbe kanë bërë një hulumtim, se cili është vendi i preferuar i tij dhe doli te jetë Hoçë e Madhe, transmeton portal arbresh.info
Fituesi i Nobelit në letërsi, që nxiti protesta të mëdha për shkak të mohimit të krimeve të luftës, të kryera nga forcat serbe në Kosovë dhe Bosnie, sipas mediave serbe ka theksuar se sapo të shpallet fitues do të qëndrojë në një shtëpi në Hoçë të Madhe.
Shtëpia i përket një serbi, ku shkrimtari austriak ka qëndruar më parë.
Sipas pronarit të shtëpisë ‘Handke ka gjetur qetësinë shpirtërore ‘ në atë vend.
“Shëtiste, hulumtonte dhe shoqërohej me njerëz të fshatit. Shkruante çdo mëngjes në këtë tryezë, duke pirë verën tone”, thotë pronari, i cili bën me dorë nga hardhitë.
Për herë të fundit, Handke kishte qenë në Hoçë të Madhe me gruan e tij Sofinë.
Pronari i shtëpisë tashmë ka rregulluar dhomën modeste për shkrimtarin austriak, i cili njihet për deklaratat e tij pro serbe dhe pro sistemit të Millosheviqit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...