Të gjithë e dimë se leximi ka faktikisht vetëm përfitime, e asnjë të keqe.
P.sh., leximi jua zgjeron fjalorin, jua përmirëson mënyrën se si flisni, ju ndihmon ta forconi kujtesën, ta rrisni imagjinatën, etj., transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh rëndësinë që ka leximi, më poshtë ju sjellim 5 librat që çdo grua duhet patjetër t’i lexoj të paktën një herë gjatë jetës së saj.
5. Eat, Pray, Love – Elizabeth Gilber / Ha, Lutu, Dashruo – Elizabeth Gilber
Kjo është historia e një gruaje, se si ajo gjeti kënaqësinë, Zotin dhe dashurinë pas një kohe të trazuar në jetën e saj. Pas një divorci të trazuar, Liz Gilbert vendos të shkojë në një udhëtim në Itali, Indi dhe Indonezi për ta gjetur veten. Në Itali mëson se si të shijojë ushqimin pa u ndjerë fajtore. Në Indi mëson se si ta qetësojë mendjen për aq kohë sa të meditojë në mënyrë efektive. Në Indonezi, ajo mëson durimin dhe bie në dashuri përsëri. Duhet të lexohet nga çdo grua.
4. Matilda – Roald Dahl
Ky është libri i duhur për këdo që ndihet se nuk përshtatet me familjen e tyre. Matilda nga Roald Dahl ka të bëjë me një vajzë të vogël, e cila është e kundërta e familjes së saj të tmerrshme. Kjo është një histori që na inspiron të qëndrojmë gjithmonë vetvetja, pa marrë parasysh se çfarë.
3. We Should All Be Feminists – Chimamanda Ngozi Adichie/ Të gjithë duhet të jemi feminist – Chimamanda Ngozi Adichie
Ky libër është bërë ndoshta më shumë i famshëm nga Beyoncé kur ajo përfshiu një fragment nga TEDtalk Ngozi Adichie në njërën nga këngët e saj. Në fakt, TEDtalk u shndërrua në një libër prej 52 faqesh, i cili theksoi nevojën për feminizëm në jetën e përditshme.
2. The Color Purple – Alice Walker/ Ngjyra Vjollcë – Alice Walker
Historia në këtë libër, e më vonë edhe film, ndodh gjatë kohës së viteve 1910-1940 dhe ka të bëjë me Celie, një vajzë e re e lindur në varfëri dhe segregacion, e cila mëson të gjejë zërin e saj. Ajo takohet dhe bashkëvepron me disa gra të fuqishme e të hapura të cilat e ndihmojnë të bëhet gruaja që ajo gjithmonë duhej të ishte. Një tregim frymëzues për rritjen dhe dashurinë.
1. Pride and Prejudice – Jane Austen/ Krenari dhe Paragjykim – Jane Austen
Një nga veprat më të njohura të Austen, Krenari dhe Paragjykim, tregon rritjen emocionale të protagonistes Elizabeth Bennet teksa ajo mëson të mos marrë vendime të shpejta dhe se si të besojë e të bie në dashuri. Libri përcjell mënyrën se si klasa, sjelljet, arsimi dhe paraja kryqëzohen në Regjimin Britanik. Duhet të lexohet nga çdo grua e re. /Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...