Rënia e dëshmorit Labinot Krasniqi nga Carralluka e Malishevës, u kujtua përmes librit “Gjashtë ditë sa një jetë”, nga autori Apostol Duka, libër ky i cili u përuarua sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Libri i Apostol Dukës, paraqet jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit të kombit, Labinot Krasniqi, i cili në vitin 2001 ranë altarin e lirisë.
Deri sa fillimi i përurimit të librit nisi me leximin e disa vargjeve nga libri, e që u dëgjua nga shumë veprimtar të çështjes kombëtare, dhe njerëz të politikës shqiptare, por ajo që preki gjithë të pranishmit ishte edhe rrëfimi i 15 vjeçarit, i cili po mbante emrin e xhaxhait të tij, Labinot Krasniqi, të cilin nuk e njohu asnjëherë.
Ai para të pranishmëve prezantoi veten si Labinoti i ri.
Labinoti i ri, i cili erdhi në jetë dy muaj pas rënies së xhaxhait të tij, tha se ndihet shumë i nderuar për emrin të cilin familja e tij i kishte vënë, por në të njëjtën kohë ai tha se përveç mirënjohës mbi supe ka edhe obligimin për ta nderuar emrin e xhaxhait të tij.
Krasniqi: Xhaxhai im me rënien e tij, u bë pjesë e lirisë së atdheut
(Video)
“Në ditën kur po shënohet 15 vjetori i rënies në altarin e lirisë së dëshmorit të kombit, xhaxhait tim Labinot Krasniqi duke përuruar librin që i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së tij për lirinë. Unë sa i kam mbushur 15 vjet, unë nuk e kam njohur xhaxhain tim dëshmorë ngase u linda dy muaj pas kalimit të tij në përjetësinë e atdheut. Ai me rënien e tij është bërë pjesë e lirisë së atdheut, kurse, mua familja ime mua më kishte pagëzuar me emrin e tij, me emrin e xhaxhait tim dëshmor. Pra, unë jam Labinoti i dytë i familjes, me emrin që kam jam shumë i nderuar por i jam edhe shumë mirënjohës familjes sime që përveç përgjegjësisë të mbartë mbi supe edhe obligimin për të nderuar emrin e tij”, rrëfeu Kraniqi.
Ai në emër të familjes dhe fisit Krasniqi falënderoi autorin, Apostol Duka. Ky i fundit është shprehur se për aq vite sa shkruan, qysh nga fëmijëria asnjëherë nuk ka përjetuar një ndjenë të tillë.
Duka u shpreh mirënjohës për familjet e dëshmoreve, tha se nga aty mësoi si respektohet miku e historia, duke shtuar se nëse do i jepej rasti ai prapë do të kthehej në Kosovë.
Duka: Asnjëherë nuk kam përjetuar çaste të tilla
“Këtu çdo gjë është e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme. Unë kurrë nuk e kam përjetuar, gjatë gjithë jetës sime, sepse nuk shkruaj sot, si fëmijë kam shkruar, por asnjëherë nuk kam përjetuar çaste të tilla. Ju falënderoj dhe ju jam shumë mirënjohës që më mësuat se si respektohet puna, si të respektohet miku dhe shoku, dhe si të respektohet historia. Nëse do të kemi rastin prapë do t’i kthehem Kosovës me tema të pashterueshme”, tha Duka.
Fjalë rasti pati edhe ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Tefta Cami, është shprehur se jeta është e shkurtër si moshë por e përjetshme e heroike për luftëtarët e përbetuar për çështjen kombëtare, si dëshmori e luftëtari Labinot Krasniqi.
Cami: Jeta e shkurtër si moshë por e përjetshme e heroike për luftëtarët
“Jeta e shkurtër si moshë por e përjetshme e heroike e luftëtarit të orëve të para e të përbetuar të çështjes kombëtare, Labinot Gani Krasniqi. Përulem me nderim e dhembje, përkulem me nderim e krenari para jetës dhe veprës heroike të luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve të kombit shqiptar, Labinot Gani Krasniqi dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij’, tha Cami.
Deri sa fliste për librin dhe nacionalizimin, Cami tha se nuk duhet lëshuar krijimi i enklave serbe, sepse kohët e atyre që bëjnë ndryshme do t’i damkosën me damkën e tradhtisë kombëtare. Ajo gjithashtu bëri thirrje që të mos lejohet as zbatimi i marrëveshjes me Malin e Zi, e nëse do të zbatohet kjo marrëveshje e cila falë tokën e Kosovës, atëherë bëhet tradhti kombëtare.
Cami: Nuk duhet lejuar zbatimi i marrëveshjes me Malin e Zi
“Nuk duhet lejuar krijimi i enklavave serbe sepse bien edhe në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian…sepse kohët e atyre që bëjnë ndryshime do t’i damkos me damkën e tradhtisë kombëtare. Nuk duhet lejuar zbatimi i marrëveshjes me Malin e Zi, për kufirin që i merr Kosovës, tokë e cila nëse zbatohet është tradhti kombëtare. Evropa historikisht ka qenë dhe vazhdon të jetë e pa informuar ose e njëanshme në dëm të kombit shqiptar, prandaj…Ne shqiptarët jemi për integrimin por jo të jetë në dëmin tonë, dhe Evropa të vazhdoj të kënaq zilitë e pretendimet e fqinjëve”, tha Cami.
Veprimtari i çështjes kombëtare, Avni Behari ka lexuar kumtesën rreth librit të Apostol Dukës.
Behari: Libri “Gajshtë ditë, sa një jetë”, hapet me përshkrim për Krasniqët e Carrallukës
“Libri i Apostol Dukës “Gjashtë ditë, sa një jetë” në rrafshin horizontal dhe vertikal aspiron jetën e fisit të Krasniqit në qendër të së cilës qëndrojnë familja e gjerë dhe ajo e ngushtë e Gani dhe Xhemile Krasniqit nga Carralluka e Malishevës. Në pellgun më të lartë të kështjellës së këtij fisi që gjithmonë u përball heroikisht me furtunat më të vrazhdat…libri hapet me një përshkrim për Krasniqët e Carallukës deri te familjarët e të cilëve shtrihen nëpër shumë vise të Kosovës e Shqipërisë dhe arrin deri të Mic Sokoli, Haxhi Zeka e Bajram Curri”, ka treguar Behari.
Në përurimin e librit kushtuar jetës dhe veprimtarisë së dëshmorit Labinot Krasniqi ishin edhe Albin Kurti, bashkë me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e Donika Kadaj Bujupi.
Labinot Krasniqi, ra në altarin e lirisë, më 6 qershor të vitit 2001, gjatë një operacioni për çlirimin e plotë të Mateçit.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...