Perry prezanton artin e tij në Kosovë

13:02 | 30 Maj 2017
arbresh.info

Fituesi i çmimit Turner, Grayson Perry, prezanton artin e tij tek Galeria Kombëtare e Kosovës.

British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës paralajmërojnë ekspozitën ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ që do të qëndroj e hapur nga 1 deri në 30 Qershor.

Fituesi i çmimit Turner, Grayson Perry, tregon historinë se si Britanikët e perceptojnë konceptin e shijes dhe klasit dhe e gjitha kjo e ndjekur nga jeta dhe vdekja e personazhit imagjinar Tim Rakeëell, shkruan arbresh.info.

“Udhëtimi i Tim-it nëpërmjet klasave sociale është ndërthurrur në 6 tapiceri, të cilat janë të pasura në detaje, ngjyrë dhe personazhe,” thuhet në njoftimin për medie të Galerisë.

Në 31 Maj në orën 11:00 do të mbajnë një konference për shtyp tek Galeria Kombëtare e Kosovës, me të ftuar në panel: drejtoreshën e British Council në Kosovë, Arjeta Emra, drejtoreshën e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani.

Gjithashtu prezente do të jetë edhe kuratorja e ekspozitës nga Londra, Fay Blanchard.

Prishtina është qyteti i dytë në Ballkanin Perëndimor nikoqir i ekspozitës. Pjesëmarrja në ekspozitë është falas.

Një nga artistët më të njohur bashkëkohorë britanik, Grayson Perry përdor tapicerinë, qeramikën dhe gravurën për të eksploruar magjepsjen e tij me çështje t bashkëkohore sociale dhe temat shpesh provokuese të fesë, seksit, gjinisë, politikës, klasës dhe identitetit. Artisti vetë është provokativ duke u prezantuar me alteregon e tij si femër të quajtur Claire.

Kjo ekspozitë përmban gjashtë tapiceri, 8 gravuraorigjinale të punës së Ëilliam Hogarth, 20 riprodhime dhe 3 dokumentarë të krijuara nga udhëtimet e Perry-t në 3 rajone në Angli ku ai u frymëzua për ekspozitën.

‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ është bashkëpronësi e The British Council Collection, Arts Collection, Southbank Centre, Londër. Dhuratë e artistit dhe Galerisë Victoria Miro, me mbështetjen e Televizionit Channel 4, Art Fund dhe Sfumato Foundation, me mbështetje shtesë të Alix Partners./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme