15 vite më parë, Kosova humbi një intelektual të madh të quajtur Sefedin Fetiu. Me këtë rast u kujtua puna dhe vepra e tij e pavdekshme nga ana e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Pas vetes, Sefedin Fetiu la një mori njerëzish, të cilët lëvdojnë punën e tij të shkëlqyer si autor romanësh dhe si njeri që luftoi për të mirën e vendit.
Me këtë rast, Fadil Grajqevci, bashkëpunëtori I Sefedin Fetiut në Institutin Albanologjik, tha se 15 vite më parë, nga bota u nda njeriu që ka lënë gjurmë në zhvillimin e romanit shqiptar.
“Si sot, 15 vite më parë prej nesh u nda njëri nga shkencëtarët më të dalluar jo vetëm të degës së letërsisë në institutin albanologjik ku ai punoi afër një çerek shekulli, por edhe të gjithë shkencës sonë letrare, Sefedin Fetiu, i cili pas vetes la të botuara dy romane”, tha Grajqevci.
Ndërsa profesoresha dhe mikesha e Sefedin Fetiut, Floresha Dado, u shpreh se për mik kishte një njeri modern, në konceptet e kuptimit të letërsisë dhe interpretimit të saj.
Bashkëpunëtori i Sefedin Fetiut në Institut dhe miku i tij i pandashëm, Sadri Fetiu, u shpreh se me leximin e romaneve të Sefedinit, njeriu përjeton rrezatim të ngrohtë njerëzor dhe vullnet të madh për jetën.
“Unë pata rastin që romanet e Sefedinit, t’i lexoj që në dorëshkrim. Madje për disa ngjarje që trajtohen në këto, qoftë si tema historike, qoftë si ndodhi të realitetit të kohës, edhe kemi biseduar shpesh e kemi këmbyer mendime”, tha Fetiu.
E profesori Arben Hoxha, me këtë rast u shpreh para të pranishmëve se puna ishte vetë ekzistenca e Sefedin Fetiut.
Për tu kujtuar gjithmonë, edhe pas vdekjes, Sefedin Fetiu la pas dy veprat e tij, të cilat sipas miqve të tij janë madhështore.
Vepra e tij e parë u botua në vitin 1990 dhe titullohet “Në shëmtirat e kohës”, ndërsa vepra e tij e dytë dhe e fundit u botua në vitin 1996 dhe mban titullin “Koha e zgjimit të gjakut”.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje