Pas 16 vitesh nga koha kur ajo u dogj, përfundoi restaururimi i plotë i shtëpisë së Kadaresë. Punimet me dru dhe gurë kanë ruajtur elementët e vjetër të shtëpisë disa vjeçare.
Restaurim i është bërë dhe galerisë së gurtë me arkadë në pjesën jugore, e përmendur edhe në romanin “Kronikë në gur”.
Sipas zbatuesit të objektit, shtëpia do te vihet në funksion për 80 – vjetorin e lindjes së shkrimtarit.
Në këtë shtëpi do të ekspozohet e gjithë krijimtaria letrare e Kadaresë dhe një pjesë të dorëshkrimeve dhe objekteve të punës së tij.
Jo pak herë, vetë shkrimtari ka qenë mysafir në shtëpinë e tij, pasi për 30 vite ndërtesa ishte dhënë me qera.
Shtëpia ku shkrimtari Ismail Kadare kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë së tij ndodhet në lagjen “Palorto”, në qendër të zonës historike të mbrojtur nga UNESCO -ja./Tv Klan
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...