Ceremonia e ndarjes së çmimeve për edicionin e nëntë të PriFilmFest tashmë zyrtarisht është mbyllur.
Në këtë ngjarje kinematografike disaditëshe, të pranishëm në Prishtinë, ishin shumë artistë vendor e ndërkombëtar, të cilët Klan Kosova me transmetim direkt u solli ata sa më afër jush përmes kanalit televiziv.
Mbrëmja e finale e PriFilmFest u përmbyll me ndarjen e një ”Hyjneshe të Artë” të regjisorit të njohur Paul Haggis.
Klan Kosova më poshtë sjell listën e të gjithë fituesve të mbrëmjës finale të festivalit të filmit PriFilmFest 2017 që u mbajt në Prishtinë.
Fitues i Best Pitch 2017, projekti SIRIN nga Senad Sahmanovic, Mali i Zi
Fitues i çmimit prej 80,000 eurove në Post Production në Best Pitch 2017, projekti HIVE nga Blerta Basholli, Kosovë.
Fitues i projektit Green Film Project 2017, i mundësuar nga Bechtel Enka, është LET US BREATH nga Arian Bytyçi.
Fituesi i çmimit ‘Filmi më i mirë’ nga juria e pavarur e studentëve 2017 është ‘Le femme de la TVG’ nga Timo von Gunten, Zvicër.
Fitues i çmimit nga juria e mediave 2017 është filmi MELLOË MUD nga Letonia, me regji të Renars Vimba.
Filmi fitues nga juria FIPRESCI 2017 është filmi AMOK nga regjisori Vedran Tozija.
Filmi fitues i programit të metrazhit të mesëm në PriFest 2017 është filmi NAKED, film nga Izraeli, me regjisor Yoram Sachs.
Fitues i çmimit për dokumentarin më të mirë është filmi SEE YOU IN CHECHNY nga Gjeorgjia, me regjisor Alexandar Kvatashidze.
Çmim i veçantë në programin evropian të filmave në PriFest 2017 shkon për HUNTING FLIES të regjisorit Izer Aliu, Norvegji.
Çmimi special i jurisë në programin e filmave evropianë shkon për CHRONICLES OF MELANIE nga regjisori Viestur Kairish, bashkëpunim i Letonisë, Çekisë dhe Finlandës.
Çmimi për filmin më të mirë të programit evropian në PriFest 2017 shkon për MELLOW MUD (Letoni) me regjisor Renars Vimba dhe me producent Alija Berzina.
Çmimi vjetor i PriFest per filmberesin kosovar, mbeshtetur nga Z Mobile, shkon për: ADRIANA MATOSHI, aktore.
Çmim special në kategorinë e filmave të Ballkanit shkon për regjisorin Nevio Marasevic të filmit GORAN, Kroaci.
Çmimi për aktorin më të mirë të Ballkanit në PriFest 2017 shkon për CANDER CINDORUK nga filmi EMBER, Turqi.
Çmimi për aktoren më të mirë të Ballkanit shkon për Mia Petricevic nga filmi kroat QUIT STARING AT MY PLATE.
Çmimi për regjisorin më të mirë të Ballkanit shkon për Hana Jusic nga filmi kroat QUIT STARING AT MY PLATE.
Çmimi për filmin më të mirë të programit të filmave të Ballkanit shkon për filmin GORAN me regjisor Nevio Marasevic dhe me producent Danijel Pek.
Një ‘Hyjneshë e Artë’ nderi për kontributin e tij jetësor për kinemanë shkon për Paul Haggis, mysafirin special të PriFilmFest!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...