Organizata Botërore e Shkrimtarëve, PEN, i ka bërë thirrje qeverisë turke që të ndalojë abuzimin e një gjendje të jashtëzakonshme, duke thënë se ‘kurrë në historinë gati 100-vjeçare të PEN nuk janë regjistruar më shumë shkrimtarë të bugorsur në një vend dhe në një kohë’.
“Mbi 165 gazetarë dhe punonjës të medias janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit, duke e bërë Turqinë burgun më të madh të gazetarëve në botë, duke e tejkaluar kështu edhe Kinën dhe Eritrean”, thuhet në deklaratën e PEN, transmeton portali arbresh.info
“Mbi 145 mijë nënpunës civilë janë shkarkuar menjëherë dhe më shumë se 47 mijë të burgosur janë në pritje të gjyqit. Popullsia kurde e Turqisë është e prekur në mënyrë disporporcionale, me arrestimet e gazetarëve dhe deputetëve kurdë, me mbylljen e mediave pro-kurde”, vazhdon deklarata.
“Qendrat e PEN dhe anëtarët e saj anembanë botës u bëjnë thirrje autoriteteve turke që të ndalojnë këtë sulm të gjërë, të heqin gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mbështesin lirinë e shprehjes”.
Turqia së fundmi ka marrë vendim që gjendjen e jashtëzakonshme në vend ta shtyejë edhe për tre muajt e ardhshëm./Arbresh.info
U morën para drejtuesve të kamionëve për të kaluar më lehtë ...
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...