Pas Zagrebit dhe Prishtinës, Shkupi është kryeqendra rajonale e radhës të cilën me veprat e veta, sivjet po e pushton artistja figurative kosovare Lyra Zajmi.
“Dantellat dhe endjet / Laces and Weavings” titullohet ekspozite personale e Zajmit, që do të hapet sonte, e enjte, në Qendrën Informative Kulturore (QIK) në kryeqendrën maqedonase.
Para Shkupit, veprat e veta nga një cikël tjetër, “Asociacione dhe citate”, Zajmi me shumë sukses sivjet i ekspozoi, në shkurt në Muzeun Mimara në kryeqytetin e Kroacisë dhe në prill në Prishtinë.
Për ekspozitën e vet të parë në Shkup, Zajmi ka përgatitur një cikël prej 50 veprash të reja tipografike, për të cilin recensuesi thotë se “na josh me një begati vizuale e cila, porsi jeta, trazon, fsheh, shtrembëron, errëson të vërtetën: asgjë nuk është e përhershme përveç ndryshimit!”.
Lyra Zajmi diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, drejtimi i Disenjit Grafik. Studimet pasdiplomike – master i vijoi në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Arteve Aplikative, në lëmin e Komunikimeve Grafike si dhe në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, në lëmin e Komunikimeve Vizuale.
Është anëtare e shoqatave profesionale në Kosovë dhe Kroaci. Nga ekspozitat individuale dhe kolektive veçohen ato në Kroaci (Zagreb), Kosovë (Prishtinë, Prizren, Pejë) dhe në Shqipëri (Tiranë, Berat, Shkodër, Fier). Është fituese e çmimit “Marketing Distinction Award” të Columbus Press-it për Komunikim promotiv. Ligjëron në Fakultetin e Arteve te Bukura në Prishtinë.
Hapja e ekspozitës “Dantellat dhe endjet” në QIK të Shkupit bëhet sonte në sallonin Imperial 2 në orën 20:00.
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...