Në Gjonaj të Hasit, në Kodrën e Pajtimit, ka filluar edicioni i 33 i Festivalit “Hasi Jehon”. Festivali nisi me ekspozitën e prodhimeve të bukës, ndërsa festivalin e hapi drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit Adem Morina. Mikëpritësi ShKA “Malësori” e hapi mbrëmjen e parë ndërsa Shoqëritë Kulturore Artistike Çeta e Profetëve, Deçani nga Deçani dhe Katarina Josip inga Zymi u paraitën me programet e tyre.
Haziz Hodaj, drejtor i Festivalit, tha se bukën e kanë “armën” kryesore, trashëgimi shpitrtërore, por edhe trashëgimi ekzistenciale
“Ne hasajnët kur të bëjmë postime, në mënyrë ironike na thonë, hajt shkoni qitni bukë ju hasjanët, se nuk dini tjetër sen. Po është e vërtetë bukën e kemi armën kryesore, është trashëgima jonë shpitrtërore, por edhe trashëgimia jonë ekzistenciale, kështu që në hapje të Festivalit në dhjetëvjetëshin e fundit e kemi praktiku që ta hapim edhe ekspozitën e prodhimit të bukës, të gjitha prodhimeve, duke filluar nga buka e misrit, bukën pogaqe deri te prodhimet më moderne të furrave për të tregu se ne jemi hasjanë, por dimë edhe punë të tjera me bo”, deklaroi Hoda.
Adem Morina, drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit Shaqir Totaj, i cili gjindet në një udhëtim zyrtar dhe uroi edicionin e 33 të Festivalit “Hasi Jehon”.
“Festivali Hasi Jehon na ka munguar qe dy vite, në kohën e pandemisë, kështu që erdhi viti 2022 që Hasi dhe jo vetëm Hasi, por të gjitha trevat shqiptare, ta kemi një festival mbarëkombëtar. Ne si Drejtori e Kulturës jemi pran Festivalit “Hasi Jehon dhe të gjitha atyre festivaleve që promovojnë vlerat kulturore, të trashëgimisë, kështu që e përgëzoj drejtorin e Festivalin dhe ju urojmë suksese të gjitha grupeve arstistike” tha ai.
Drejtoresha e Radio Kosovës, Vlora Misurica tha se dhe se është kënaqësi e jashtëzakonshme që jemi sot këtu.
“Ne kemi qenë në forma të ndryshme pjesë e festivalit, e kemi përcjellë gjithmonë duke e vlerësuar jo vetëm si aktivitet por është një pasuri kombëtare e gjithë kjo që ndodh këtej duke filluar nga veshja, nga cdo gjë që bëhet aq bukur. Ne gjithmonë i këmi dhën hapësirë në Radio Kosovë dhe në Radio Televizionin e Kosovës. Ju falenderoj që po e ruani këtë traditë, tha ajo./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...