Për herë të parë Tirana do të bëjë bashkë dy akademitë shkencore, atë të Kosovës dhe Shqipërisë në emër të librit akademik.
Një panair i munguar në botën e librit, sidomos atij që shkruhet në shqip.
“Për herë të parë ky muaj kremtohet duke i dhënë me shumë rendësi librit studimor, edhe për vështirësitë që ky libër ka për t’u afruar lexuesit. Gjatë katër ditëve do të ketë një seri aktivitetesh që do të mbahen në kryeqytet dhe jo vetëm edhe në akademinë e Shkencave. Më vjen mirë që panaire qoftë edhe të vogla hapen në pika të ndryshme të qytetit, si ajo në Qendrën Toptani”, thotë për A2 CNN Alda Bardhyli, drejtoresha e QKLL.
Panairi i parë kushtuar librit akademik dhe shkencor zhvillohet edhe si një festë në këtë 50-vjetor të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, por nuk do të jetë i vetmi event që do të bëjë bashkë gjatë këtij muaji dy akademitë.
“Më datë 23 prill në Qendrën Kombëtare të Librit dhe të Leximit do të promovojmë veprën e plotë të poetit Ali Podrimja, që modernizoi vargjet shqipe pas viteve ’80”, shton Bardhyli.
Akademia e Kosovës tanimë ka sjellë në Qendrën e Librit, kolanën e Ali Podrimjes, autorit veprën e të cilit ne nuk kemi mundur ta botojmë të plotë por që e gjenim të publikuar vetëm përtej kufirit.
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...