Poeti kilian, Pablo Nerduda nuk ka vdekur nga kanceri i prostatës, thonë ekspertët e mjekësisë ligjore.
Laureati i Nobelit besohej se kishte vdekur nga kanceri i prostates në vitin 1973, dy javë më heret se grush shteti ushtarak i udhëhequr nga gjenerali Augusto Pinochet, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Ish shoferi i tij, Manuel Araya, pohon se ai vdiq pasi u helmua nga shërbimi sekret.
Testet e kryera së fundmi në eshtrat e Nerudës kanë konfirmuar se ai nuk vdiq nga kanceri, por ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë.
Dr. Aurelio Luna në një konferencë për shtyp tha se ekspertët janë “100 përqind të bindur” se certifikata e vdekjes së poetit nuk e “pasqyron shkakun real të vdekjes”.
Poeti vuante nga kanceri i prostatës, por kjo nuk ishte kërcënuese për jetën e tij.
Ekspertët tani do të kryejnë një test mbi toksin që është gjetur në eshtrat e tij.
Neruda ishte një mbështetës dhe mik i ngushtë i Presidentin socialist kilian, Salvador Allende.
Poeti ndërroi jetë me 23 shtator 1973, 12 ditë pas grushtit ushtarak dhe tri ditë pasi i ishte ofruar azil në Meksikë./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...