Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sonte koncert në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë.
Disa nga veprat që do të interpretohen nën drejtimin e dirixhentit Gridi Kraja nga Tirana janë të klasikëve shqiptarë: Çesk Zadeja (Poema Simfonike “Skënderbeu”, Thoma Gaqi (Valle shqiptare nr.2), Rexho Mulliqi (Baresha) dhe Rauf Dhomi (Uvertura “Goca e Kaçanikut”), shkruan portali arbresh.info
Sipas njoftimit koncerti do të mbahet në pajtueshmëri me masat në fuqi për parandalimin e koronavirusit.
Bartja e maskës është e obligueshme./arbresh.info/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...