Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Obiliqit, me të cilin fillojnë procedurat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet.
Ministri Kujtim Shala u shpreh se ky Memorandum nënkupton fillimin e procedurave për ndërtimin e tërësishëm të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq, projekt ky që do të vazhdojë vitin e ardhshëm, meqë është në objektivat e MKRS-së.
Shala, po ashtu, u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të përmirësojë dukshëm infrastrukturën në fushën e kulturës, që të krijohet një ambient adekuat për veprimtari kulturore në Kosovë.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e vlerësoi këtë projekt si të një rëndësi kapitale për qytetin, “meqë Obiliqit i ka munguar një shtëpi e kulturës, ndaj për qytetin ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe historik”.
Nëpërmjet këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, MKRS-ja sivjet ka ndarë 50 mijë euro për projektin: “Studimi i fizibilitetit, Projekti ideor dhe Projekti detal për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit”, ndërsa Komuna e Obiliqit, 5 mijë euro.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...