“O Sa Mirë” është seriali më i shikuar televiziv anembanë trojeve shqiptare, por jo vetëm kaq.
Interesim të madh ka edhe prej familjeve të mërgimtarëve tanë në diasporë, ku projekti filmik është bërë pjesë e familjes së tyre.
Kjo ka bërë që producentët dhe stafi i serialit të mendojnë për një risi tjetër në sezonin e ardhshëm që fillon gjatë muajit shtator.
Producenti dhe autori i saj, Fisnik Vejsa ka konfirmuar për Telegrafin se në sezonin e ri do të jetë edhe një klas në diasporë, por që për momentin janë duke hulumtuar vendin.
“Po është e vërtet që do ta kem edhe një klas në diasporë. Dëshirojmë që mërgimtarët tanë të jenë më afër aktorëve. Pjesa e serialit do të jenë edhe të rinjtë dhe të rejat shqiptare që kanë talent për aktrim”, tha ai.
Vejsa ka thënë më tutje se do të ketë një audicion në përzgjedhjen e disa prej aktorëve që do të jenë pjesë e serialit.
Ndryshe, Telegrafi do t’iu mbaj të informuar për detaje të tjera rreth kohës kur do të mbahet zgjedhja e artistëve dhe shumëçka tjetër.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...