Pas publikimit në media të një letre të shkrimtarit Ismail Kadare, ka lindur një debatit në opinionin publik në vend.
Mësohet se letra është shkruar 40 vjet më parë. Ndërkohë që faksimilet e dorëshkrimit të Kadaresë qarkullojnë në media e rrjetet sociale.Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka shpjeguar letrën drejtuar Enverit, letër kjo që u mbajt e fshehtë për 40 vjet.
Ai ka hedhur dritë për ngjarjen e 1980-së, ndërsa ka folur mbi raportin me të motrën, presionet e dilemat se pse letra doli tani dhe nga kush doli, baltën që hidhet sot dhe rrezikun e kahershëm, duke mohuar që është penduar pse i ka shkruar diktatorit, pasi siç Kadare shprehet: Vetëm Enver Hoxha mund të të mbronte nga Enver Hoxha.
Shkrimtari ka sqaruar rrethanat në të cilat u shkrua kjo letër, jo pa njëfarë zhgënjimi për mënyrën se si pjesë dosjesh publikohen.
“Kjo është e vetmja letër që unë i kam shkruar Hoxhës. Ishte thënë për Hoxhën diçka tepër e rrezikshme, për të cilën të ikte koka. Nuk jam penduar që e kam shkruar” – ka thënë Kadare.
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert